Aktualitet

Rama batuta me kryebashkiakun e Beratit: Ju prurjet e reja s’keni durim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:46 - 23/01/21 |
Semiljana Azizi

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme punimet në rrugën për në Kalanë e Beratit, teksa gjatë bisedës me kryetarin e bashkisë Demo  nuk kanë munguar batutat.

Kreu i qeverisë shoqërohej nga drejtuesi i PS në Berat Blendi Klosi, dhe kryetari i bashkisë Ervin Demo.

PJESË NGA BISEDA

Ervin Demo: Ajo (rruga) shkurton goxha akses

Edi Rama: I di të gjitha këto por ju prurjet e reja nuk keni durim, ju doni të gjitha menjëherë.

Ervin Demo: Ka për të dalë spektakël si rrugë. Është panoramike. Pervec se do të përdoret nga mjetet do të përdoret edhe nga këmbësorët.

Edi Rama: Vlera më e madhe e saj është se do ta rrisë shumë cilësinë. Do të vijnë të gjitha makinat këtej…

Duhet të fillojmë punën për atë sheshin e madh poshtë. Do ta heqësh shkollën. Të hapet ai sheshi. Ajo do të jetë pastaj graviteti i ri për Beratin. Kjo tani është bërë në parametra optimalë./Opinion.al

Pas