Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama batuta me Gjinushin: Më ka hequr alergjinë nga Akademia e Shkencave

2021/05/28 at 12:03 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama batuta me Gjinushin: Më ka hequr alergjinë nga Akademia e Shkencave

Kryeministri Edi Rama, në një aktivitet të zhvilluar në Akademinë e Shkencave tha se ky institucion që prej reformës së vitit 2019, ka bërë një kapërcim mes dy epokash.

Sipas Ramës, Akademia e Shkencave nuk është ende aty ku duhet të jetë por sot është një institucion i zakonshëm i cili më në fund nuk shquhet për keq. Disa prej meritave ai ia atribuoi kreut të këtij institucioni Skënder Gjinushi duke theksuar se ai i ka hequr alergjinë që ka pasur më parë nga akademia.

Më tej, Rama tha se Akademia e Shkencave nuk është më një institucion me ribotime të viteve 70-80 apo përkthime të padenja nga të huajt që më pas shpërndaheshin në treg si studime shqiptare.

“Kostumi i politikës herë të shtrëngonte, herë të zhubroste. Të jam mirënjohës për faktin se në një kohë të shkurtër arrite të më shpëtosh edhe mua nga alergjia për Akademinë e Shkencave. Ndihem mirë që sot rikthehem në sallën e të paharrueshmit Aleks Buda pa sfidën që të përcjell fjalë që i përvishen thelbit dhe në as pretkat e një rrufjani. Më lejoni të kujtoj këtu se Xhep Qosja në një moment frymëzues që nuk velitet diku ka shkruar se vetëm budallenjve nuk i dhemb asgjë. Dua të më besoni se edhe mua më ka dhembur shumë gjendja në të cilën e kam gjetur Akademinë e Shkencave kur e kam marrë këtë detyrë.

Reforma e vitit 2019 bëmë që të ndodhemi në një kapërcim real mes dy epokash. Nuk nënkuptoj që kemi kaluar në anën tjetër. Po ta fotografojmë këtë çast shkëputje jemi mes një hapi të shqitur përfundimisht nga bataku dhe një këmbe që është duke prekur një breg të sigurt. Jam i kënaqur që nëse do rikthehesha në kohë sot nuk do e gjeja më aktual një konstatim të bërë në vitin 2017 para se të merrte udhë procesi i reformës për një inerci kalbëzimi të vazhdueshëm.

Akademia e Shkencave nuk është ende aty ku duhet të jetë por sot është një institucion i zakonshëm i cili më në fund nuk shquhet për keq. Të jesh i zakonshëm është më shumë më mirë se të jesh i padëshiruar si të qenit i pari nga fundi. Më në fund Akademia e Shkencave nuk është një karabina, siç ndodhi nga reforma famëkeqe e vitit 2008, kur për akademinë mbetën vetëm 5 kompetenca honorifike. Ligji i ri, produkt i një pune të përbashkët ku merita i takon kësaj skuadre akademikësh dhe profesorit të çliruar nga zinxhirët e politikës.

Nuk kemi më një institucion, qëllim i të cilës u katandis ndarja e dietave me çanta. Nuk kemi më një institucion me ribotime të viteve 70-80 apo përkthime të padenja nga të huajt që më pas shpërndaheshin në treg si studime shqiptare për të ushqyer një grup të ngushtë individësh. Fjalori, enciklopedia dhe historia janë gati të bëhen. Nuk janë mjaft, por janë shenja domethënëse jete si dhe gjurmë të tjera, më në fund në një hapësirë që ka pasur si qendër graviteti këtë institucion. Ka gjurmë që rrisin bashkëveprimin mes akademisë dhe qeverisë duke rritur edhe mbështetjen financiare të qeverisë për akademinë”, tha Rama./Opinion.al

Etiketa: akademia e shkencavegjinushirama

Ju sugjerojmë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

I dehur në makinë, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

7 Shkurt, 2026 9:54 pm
Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge
Kryesore

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge

7 Shkurt, 2026 8:34 pm
Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

7 Shkurt, 2026 6:16 pm
Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
Bota

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

7 Shkurt, 2026 4:28 pm
Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon
Bota

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon

7 Shkurt, 2026 4:25 pm
Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund
Bota

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund

7 Shkurt, 2026 4:22 pm
Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës
Kryesore

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës

7 Shkurt, 2026 2:20 pm
Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian
Aktualitet

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian

7 Shkurt, 2026 1:53 pm
Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
Aktualitet

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

7 Shkurt, 2026 12:40 pm
Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
Aktualitet

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

7 Shkurt, 2026 12:22 pm
Para
I kërkoi të vendoste rripin e sigurimit, pasagjerja grushton stjuardesën

I kërkoi të vendoste rripin e sigurimit, pasagjerja grushton stjuardesën

Prezantohet raporti për shkarkimin e Metës,Hyseni:Brenda 7ditësh në Kuvend

Prezantohet raporti për shkarkimin e Metës,Hyseni:Brenda 7ditësh në Kuvend

Si asnjëherë më parë, Fjoralba flet për problemet me shëndetin mendor

Si asnjëherë më parë, Fjoralba flet për problemet me shëndetin mendor

TE FUNDIT

I dehur në makinë, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
7 Shkurt, 2026

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe...

Lexo më shumë

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge
7 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qytetarët në Kamëz, deklaroi se "një armatë e tërë e drejtorëve,...

Lexo më shumë

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
7 Shkurt, 2026

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët dhe adoleshentët, duke e cilësuar përdorimin e...

Lexo më shumë

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
7 Shkurt, 2026

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka publikuar miliona faqe të reja lidhur me dosjen ‘Epstein’, ku së fundmi ka rezultuar se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com