-U tha në Opinion

Rama basketbollist, 2 centimetër më i gjatë se shahisti Vuçiç


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:13 - 20/12/21 |
el ida

Prania e presidentit serb Aleksandër Vuçic në Tiranë është shoqëruar me protesta të iniciuara nga ish-Kryeministri Berisha dhe mbështetësit e tij, ndërkohë ai u prit nga Kryeministri Rama në një resort në periferi të Elbasanit.

Ndërsa në media u shpërndanë edhe foto nga takimi, u vërejt se në tryezën mes Ramës dhe Vuçic ndodhej edhe një tavolinë shahu. Sipas informacioneve që kanë mbërritur në emisionin “Opinion” tek gazetari Blendi Fevziu, ndryshe nga Rama Vuçiç ka qenë shahist, çka duket se justifikon edhe gjetjen e një tryeze shahu në pritjen e sotme. Ndërkohë sa i përket “sfidës” së gjatësisë mes dy drejtuesve, Fevziu tha se sipas mesazheve që i mbërritën, Rama është 2 metër e 1 centimetër i gjatë, ndërsa Vuçiç 1 metër e 99 centimetër./Opinion.al

 

Pas