Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 në vendin tona.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se nuk fshihet pas Komitetit Teknik, ndërsa ironizon Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve për deputet të PD.
Kryeministri ka përmendur eliminimin e kandidaturave për deputetet të Klevis Balliut dhe Ervin Salianjit.
“Lulëzim unë nuk fshihem pas asnjë komiteti, po ty të kuptoj se ti i bën komitetet për t’u fshehur siç bëre komitetin për të “vrarë” çunin e Fariut me patllaken Bujar Nishanit e Salianjin me thikën e Genc Rulit! Dhe në fund vrave PD varrose Komitetin dhe hëngre shpullën e Saliut!”-shkruan Rama./ Opinion.al