Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama – Bashës: Nuk ka lidhje data e skadencës me efikasitetin e maskave

2020/03/10 at 5:52 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama – Bashës: Nuk ka lidhje data e skadencës me efikasitetin e maskave

Kryeministri Rama ka dalë në një deklaratë tjetër për t’ju përgjigjur sërish kreut të opozitës Lulzim Basha.

Më herët kreu demokrat iu përgjigj ftesës për bashkëpunim të Ramës duke i kërkuar llogari pse janë shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara dhe i ka bërë thirrje për të marrë masa reale kundër epidemisë.

Këmbënguljen e kreut të PD, Rama e cilësoi djallëzore por nga ana tjetër pranoi se maskave të denoncuara nga PD i kishte kaluar data e skadencës. Megjithatë Rama tregoi certifikatën e kompanisë Kanadeze që kishte sjellë masat duke shtuar se ajo nuk ndikon në parametrat e tyre të sigurisë.

Rama theksoi se këto maska nuk janë çuar në sallat e kirurgjisë  por për përdorim të përgjithshëm në të gjithë sistemin.

“Morëm informacionin që përsëri Lulzim Basha ridel dhe bën thirrje dhe këmbëngul se janë shpërndarë maska mbrojtëse të rrezikshme. Madje, paska kërkuar edhe prokurorinë.

Kjo është certifikata të nderuar kolegë, konkurrentë apo kundërshtarë jeni gabim sepse edhe sikur të kishit konstatuar vërtetë një problem që nuk është fare problem siç tregon certifikata e autoriteteve kompetente në Kanada. Nuk mundet dot të vijnë me trajlera nga Kanadaja pajisje mjekësore që nuk mund të përdoren apo akoma më keq që janë të rrezikshme. Të gabosh është njerëzore por të këmbëngulësh është djallëzore.

Është djallëzore që pikërisht tani dhe kur të gjithë duhet të jemi bashkë, jo vetëm që nuk ndjeni përgjegjësinë më minimale ndaj atyre që përfaqësoni dhe ndaj atyre njerëzve që duhet të jepni një kontribut. Por, përkundrazi rrëmoni si minj për të nxjerrë të paqenat dhe u hidhni njerëzve në këtë momente helm.

Certifikata, përshkrimi antimikrobial për maskat e fytyrës dhe e bën shumë të qartë që ajo data e skadencës që rrëmoni ju nuk ka lidhje fare me përdorimin e tyre dhe jep të dhëna shumë specifike mbi mbishkrimin dhe efikasitetin e tyre. Ne nuk i çuam në sallat e kirurgjisë. Dhe megjithëse parametrat i kanë si përqindje të reduktimit të efektit 99 për qind, përsëri i kemi çuar për përdorim të përgjithshëm për të gjithë sistemin”, tha Rama.

Në fund të deklaratës së tij ai iu drejtua drejtpërdrejtë kreut të PD duke i thënë se kjo nuk është lojë.

“Boll dole atje duke vazhduar ti biesh fyellit në një vrimë, ku vetëm zvogëlohesh sepse kjo është luftë nuk është lojë”. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale
Life Style

Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale

1 Tetor, 2025 2:55 pm
Kroaci/ Kthehet në Shqipëri ngarkesa me speca, të kontaminuara me pesticide
Aktualitet

Kroaci/ Kthehet në Shqipëri ngarkesa me speca, të kontaminuara me pesticide

1 Tetor, 2025 2:35 pm
Droni nënujor i Ukrainës përfundon në Turqi, alarmohet ushtria
Bota

Droni nënujor i Ukrainës përfundon në Turqi, alarmohet ushtria

1 Tetor, 2025 1:56 pm
“Aplikoni për kreditë e buta”, Veliaj thirrje qytetarëve nga qelia: Janë 1200 kuota në dispozicion
Aktualitet

Reagimi i Veliajt pas shkarkimit: Jam më i fortë se kurrë në betejë me të ligën…

1 Tetor, 2025 1:34 pm
Berisha në Strasburg: Qeveria shqiptare e lidhur me kartelet e drogës
Kryesore

Berisha në Strasburg: Qeveria shqiptare e lidhur me kartelet e drogës

1 Tetor, 2025 12:43 pm
Zgjedhjet për Tiranën, zbulohen 3 emrat që po negocion PD me opozitarët
Kryesore

Zgjedhjet për Tiranën, zbulohen 3 emrat që po negocion PD me opozitarët

1 Tetor, 2025 12:13 pm
Takimi mes “Mundësisë” dhe PD, opozita ende pa kandidat për bashkinë e Tiranës
Kryesore

Takimi mes “Mundësisë” dhe PD, opozita ende pa kandidat për bashkinë e Tiranës

1 Tetor, 2025 11:31 am
Qeveria marrëveshje me Politeknikun, Rama: Praktikë të veçantë për studentët
Kryesore

Qeveria marrëveshje me Politeknikun, Rama: Praktikë të veçantë për studentët

1 Tetor, 2025 11:24 am
34-vjeçari i dënuari për vjedhje dhe dhunë kapet me Lamborghini
Kronikë

34-vjeçari i dënuari për vjedhje dhe dhunë kapet me Lamborghini

1 Tetor, 2025 10:47 am
Begaj takon të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn
Aktualitet

Begaj takon të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn

1 Tetor, 2025 10:11 am
Para
Rama bëri thirrje për bashkëpunim, vjen përgjigjja e Bashës

Replika për maskat,Basha-Ramës: E pranove që janë të skaduara,lëri lojërat

Koronavirusi rrezikon Shqipërinë,Rama dhe Basha vijojnë ‘luftën e maskave’

Koronavirusi rrezikon Shqipërinë,Rama dhe Basha vijojnë 'luftën e maskave'

Koronavirusi/ Nga nesër shkolla në televizor, ja oraret

Koronavirusi/ Nga nesër shkolla në televizor, ja oraret

TE FUNDIT

Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale

Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale
1 Tetor, 2025

Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella është shfaqur sot sërish për publikun në ditën e parë të muaji i...

Lexo më shumë

Kroaci/ Kthehet në Shqipëri ngarkesa me speca, të kontaminuara me pesticide

Kroaci/ Kthehet në Shqipëri ngarkesa me speca, të kontaminuara me pesticide
1 Tetor, 2025

Një tjetër ngarkesë me speca ka rezultuar me normë të lartë pesticidesh në kufi të Kroacisë. Njoftimi është dhënë nga...

Lexo më shumë

Droni nënujor i Ukrainës përfundon në Turqi, alarmohet ushtria

Droni nënujor i Ukrainës përfundon në Turqi, alarmohet ushtria
1 Tetor, 2025

Natën e 30 shtatorit, peshkatarët turq gjetën një dron nënujor ukrainas të tipit Magura që doli në breg pranë qytetit...

Lexo më shumë

Reagimi i Veliajt pas shkarkimit: Jam më i fortë se kurrë në betejë me të ligën…

“Aplikoni për kreditë e buta”, Veliaj thirrje qytetarëve nga qelia: Janë 1200 kuota në dispozicion
1 Tetor, 2025

Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për herë të parë nga qelia e burgut pas shkarkimit nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com