Kryeministri Edi Rama ka vijuar të insistojë kundrejt kreut demokrat Basha, ndërsa e pyet lidhur me përfshirjen e tij në dosjen e hartuar nga Dick Marty lidhur me Shtëpinë e Verdhë dhe hetimin ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.
Gjatë ditës së sotme kanë qenë të vazhdueshme replikat në tuiter mes të dyve, ndërkohë që sërish Rama këmbëngul në çështjen e Shtëpisë së Verdhë.
Rama shprehet se Basha ka qenë përkthyes i shqiptarëve të marr në pyetje për këtë çështje, ndërsa e cilëson atë kujdestar i dosjes së Shtëpisë së Verdhë.
Reagimi i plotë ne tuiter:
Lulëzim! Sa më shumë i shmangesh sqarimit për lidhjen tende me shpifesirën e Dick Marty dhe rrekesh të fshihesh pas pllakave së gramafonit të prishur, aq më shumë pohon se je kujdestari i dosjes së Shtëpisë së Verdhë dhe përkthyesi i maskuar i shqiptarëve tê marrë në pyetje!
Fakti që nuk ke gjunj të përballesh as me pyetjen, pse e votoi PD-LSI raportin e Dick Marty kur ne e votuam kundër(?), tregon se ti as ke qenë, as je, as bëhesh dot lideri i opozitës, po mbetesh kukulla e Saliut, Ilirit dhe Monikës!