Emri i Martin Henze është bërë i njohur për deklaratat kritike që ka bërë ndaj qeverisë ë Kryeministrit Rama në tagrin e këshilltarit të CDU në Gjermani. Partia Demokratike tha se ai ishte këshilltar pranë partisë së Angela Merkel në Gjermani dhe se kishte ndihmuar në hartimin e programit ekonomik të saj.
Sot kryeministri Rama i është drejtuar Lulzim Bashës duke i thënë se pretendimet e tij për Henzen nuk janë aspak të vërteta, madje ai nuk njihet fare në CDU. Kryeministri i referohet lajmit që doli sot në media se Martin Henze sipas nën/zëdhënësit të CDU, zoti Bülend Ürük, nuk ka asnjë funksion në partinë e kristian demokratëve dhe madje ata as nuk e njohin. /Opinion.al