Skenari i një mbledhjeje të kryeministrit Rama, kreut të opozitës Basha dhe Presidentit Meta në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, ka ngjallur reagimin e deputetes Rudina Hajdari.
Ajo e cilëson një gjë të tillë si pazar dhe “shoë”. Çështja e listave është diskutuar në Këshill shkruan Hajdari dhe është kundërshtuar nga opozita jashtëparlamentare. Nëse një gjë e tillë vendoset të adoptohet atëherë ajo thotë që të jepet “ok” për propozimin e saj.
“Nëse duan pazar me Edi Ramën, të na kursejnë show të tre, të mbyllen në vilat e tyre në fundjavë e ta bëjnë pa marrë kohë nga qytetarët të cilët duan lista të hapura e duan ndryshim sepse jane lodhur nga 30 vite pazar në kurriz të tyre.
Listat e hapura janë diskutuar ne Këshillin Politik dhe janë refuzuar nga opozita jashteparlamentare se e kishin mendjen te tenderi i biometrikes. Nese kane ndryshuar mendje, le ta japin ok per propozimin tim dhe te rreshtohen me qytetarët” shkruan Hajdari. /Opinion.al