Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama, Basha dhe Meta kujtojnë eksodin e shqiptarëve: Koha për kthimin e…

2020/07/02 at 9:56 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rama, Basha dhe Meta kujtojnë eksodin e shqiptarëve: Koha për kthimin e…

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke postuar një video me pamjet e eksodit historik të shqiptarëve pas rënies së regjimit komunist.


Përmes kësaj videoje, Rama ka kujtuar 30 vjetorin e hapjes së ambasadave, ku shqiptarët kërkonin liri dhe hapën dyert e përfaqësive diplomatike në Tiranë.

Në postimin e tij, kryeministri  shkruan se duke kujtuar ngjarjen e para 30 viteve, duhet të kuptojmë çmimin e lirisë.

Postimi i Ramës

MIRËMËNGJES ? 30 vjet nga eksodi historik i shqiptarëve, një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë dhe dëshirën e zjarrtë të shpirtit shqiptar që u përball me diktaturën dhe luftoi për lirinë.

Po ashtu dhe Presidenti Ilir Meta ka publikuar në rrjetet sociale një foto të shkrepur para 30 viteve brenda ambasadës gjermane në Tiranë, ku rreth 3200 shqiptarë nisën një jetë të re në liri.

Sot, pas 30 vitesh, kreu i shtetit, Meta, thotë se përpjekja e Shqipërisë për të çelur negociatat e anëtarësimit me BE, përkon me detajin interesant, që presidencën e BE e merr Gjermania.

Po ashtu, Meta thotë se; “30 vite më pas, në emër të këtyre sakrificave të jashtëzakonshme njerëzore duhet të përmbushim sa më parë të gjitha kushtet, që të nisim negociatat e anëtarësimit me BE gjatë Presidencës gjermane.?”

Postimi i Metës

Kjo foto është shkrepur 30 vjet më parë brenda Ambasadës gjermane në Tiranë, ku rreth 3200 shqiptarë nisën një jetë të re në liri. Hapja e dyerve të Ambasadës gjermane goditi në zemër diktaturën më të egër në Europë.

30 vite më pas, në emër të këtyre sakrificave të jashtëzakonshme njerëzore duhet të përmbushim sa më parë të gjitha kushtet, që të nisim negociatat e anëtarësimit me BE gjatë Presidencës gjermane. ????

Presidenca gjermane e BE është një mundësi e shkëlqyer, dhe një sprovë e vërtetë për çdokënd që për Shqipërinë Europiane jo vetëm flet por edhe punon.

Mirënjohje të gjithë shqiptarëve që me guximin e tyre 30 vite më parë i dhanë Shqipërisë një drejtim të ri. Koha për të përmbushur ëndrrën e çdo qytetari: Shqipëria si gjithë Europa. ???? Koha për kthimin e shqiptarëve në vendin e tyre. ??

Edhe lideri i opozitës ka zgjedhur ta kujtojë këtë ditë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar dhe foto të 30 më parë në të cilat shfaqen shqiptarët në ambasadat e vendeve evropian në Tiranë.

Basha shkruan se 30 vite më parë hapja e dyerve të ambasadës gjermane në Tiranë shënoi fillimin e ndryshimit të madh për shqiptarët dhe një nga goditjet më të forta për diktaturën komuniste.

Ndër të tjera kryetari i PD shkruan “Le të jetë kjo ditë një shtysë dhe frymëzim për të realizuar ëndrrën e shqiptarëve, për të rrëzuar çdo mur që na mban larg Europës së cilës i përkasim.”

Postimi i Bashës

Si sot 30 vjet më parë hapja e dyerve të ambasadës gjermane në Tiranë shënoi fillimin e ndryshimit të madh për shqiptarët dhe një nga goditjet më të forta për diktaturën komuniste.

Mijëra qytetarë shqiptarë që u strehuan për gati dy javë në ambasadën gjermane, u bënë ato ditë simboli i qëndresës dhe kurajos ndaj një regjimi që edhe në grahmat e fundit kishte treguar mizori çnjerëzore.

Edhe pse në kushte të vështira, ambasada gjermane dhe të tjera seli diplomatike në Tiranë, u shndërruan në qiellin e lirisë së munguar për mijëra shqiptarë që diktatura ua kishte mohuar të drejtat për 50 vite me radhë.

Ditët e nxehta të korrikut ’90 ishin vendimtare për ndryshimin e madh që ndodhi në Shqipëri vetëm pak muaj më pas.

Shumë të rinj sot, të lirë për të udhëtuar kudo në Europë, e kanë të vështirë të kuptojnë se çfarë ndodhi ato ditë të nxehta korriku në Tiranë. Të tjerë, në moshë më të madhe i kane ende të freskëta në kujtesë ngjarjet e Rrugës së Ambasadave, pasigurinë për të ardhmen e atyre që ishin brenda dyerve, padurimin për t’u larguar drejt perëndimit të ëndërruar, apo dyzimin dhe frikën e të tjerëve që shihnin nga larg se si regjimi po shkërmoqej.

Sot si 30 vjet më parë ëndrra e shqiptarëve që thyen muret e diktaturës për të mos u kthyer më pas është liria dhe Europa. Janë vlerat e një bashkimi që na frymëzon dhe na shtyn përpara.

Shqiptaret përmbushën një pjesë të kësaj ëndrre kur 10 vite më parë ne mundësuam liberalizimin e vizave. I jam kthyer jo pak herë me mendje dhe me emocionet e pashlyeshme të 16 vjeçarit, 2 korrikut 1990, e në veçanti ditën kur si Ministër i Brendshëm ndërmora bashkë me një grup të rinjsh dhe studentësh udhëtimin e parë pa viza të shqiptarëve drejt Europës.

Le të jetë kjo ditë një shtysë dhe frymëzim për të realizuar ëndrrën e shqiptarëve, për të rrëzuar çdo mur që na mban larg Europës së cilës i përkasim./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Negociatat për paqe në Ukrainë, Trump do telefonojë sot Putin
Bota

Rusia: Putini është ftuar të bashkohet me “Bordin e Paqes” për Gazën

19 Janar, 2026 4:02 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Kryesore

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar

19 Janar, 2026 3:10 pm
Parku i liqenit të Paskuqanit, Rama: Transformim që nuk ndalet
Aktualitet

Parku i liqenit të Paskuqanit, Rama: Transformim që nuk ndalet

19 Janar, 2026 2:11 pm
KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë
Rajoni

KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë

19 Janar, 2026 2:05 pm
Trump kërcënoi me tarifa, Gjermania: Marrëveshja tregtare me SHBA nuk do zbatohet
Bota

Trump kërcënoi me tarifa, Gjermania: Marrëveshja tregtare me SHBA nuk do zbatohet

19 Janar, 2026 2:03 pm
Ushtria amerikane tërhiqet përfundimisht nga Iraku
Bota

Ushtria amerikane tërhiqet përfundimisht nga Iraku

19 Janar, 2026 1:56 pm
Italia e gatshme të ndërmjetësojë mes SHBA-së dhe Evropës
Bota

Italia e gatshme të ndërmjetësojë mes SHBA-së dhe Evropës

19 Janar, 2026 1:42 pm
FMN: Rritja e tarifave rrezik i madh për ekonominë globale
Bota

FMN: Rritja e tarifave rrezik i madh për ekonominë globale

19 Janar, 2026 1:39 pm
Arrestohen 2 vëllezër, dyshohen si të përfshirë në një vrasje
Kronikë

Arrestohen 2 vëllezër, dyshohen si të përfshirë në një vrasje

19 Janar, 2026 1:38 pm
Shtyhet seanca për Veliajn, arsyeja
Aktualitet

Shtyhet seanca për Veliajn, arsyeja

19 Janar, 2026 1:34 pm
Para
Presidencë në kohën e koronavirusit

Presidencë në kohën e koronavirusit

Drafti i “Zgjedhores”, Murrizi: Nuk do merrni asnjë votë nga opozita

Drafti i "Zgjedhores", Murrizi: Nuk do merrni asnjë votë nga opozita

Koronavirusi në Shqipëri, 5 pacientë në terapi intensive

Koronavirusi në Shqipëri, 3 viktima dhe 82 raste të reja
















TE FUNDIT

Rusia: Putini është ftuar të bashkohet me “Bordin e Paqes” për Gazën

Negociatat për paqe në Ukrainë, Trump do telefonojë sot Putin
19 Janar, 2026

Kremlini ka njoftuar se Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë një ftesë për t'u bashkuar me një "Këshill Paqeje" të udhëhequr nga SHBA-të...

Lexo më shumë

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
19 Janar, 2026

Sali Berisha hodhi poshtë opsionin e bojkotit pak orë para se Parlamenti të hapej për sesionin e ri. Bojkoti i...

Lexo më shumë

Parku i liqenit të Paskuqanit, Rama: Transformim që nuk ndalet

Parku i liqenit të Paskuqanit, Rama: Transformim që nuk ndalet
19 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot parkun e ri të ndërtuar në liqenin e Paskuqanit, pjesë e bashkisë së Kamzës. Kryebashkiaku Rakip Suli prezantoi të...

Lexo më shumë

KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë

KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë
19 Janar, 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të ketë rinumërim të plotë të të gjitha votave në vendvotimet në 28...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com