Aktualitet

Rama: Asnjë taksë nafte nuk preket se duan foltoret të sjellin njerëz në shesh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:58 - 16/03/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama në një takim të zhvilluar ditën e sotme në Durrës përsëriti sërish akuzat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha se ai është nxitësi i protestave.

Po ashtu kreu i qeverisë përsëriti edhe një herë nga Durrësi qëndrimin e qeverisë së tij se asnjë taksë nafte nuk do të ulet.

“Me një faturë me çmimin real të energjisë 95 mijë njerëz ne i nxjerrim në rrugë. Për çfarë, për të hequr taksën e karburantit? Për ata që shkojnë e ulërinë dhe nxjerrin fakte të paqena në protestë.  Se duan naftë për të sjellë njerëzit nga rrethet të shtunën, se i shtynë për të shtunën duhet te angazhohen foltoret e fallxhoret me metodën e kapjes kush është më i verbri për këtë nuk mund ta ulim asnjë taksë nafte nuk do preket jo 100 veta si ishin mbrëmë por 100 mijë të ishin atje. Se nuk është e mundur, jo se nuk dua unë”, tha Rama.

 

Pas