Aktualitet

Rama ashpërson tonet me Metën:Do dalësh nga fushata i rruar dhe i qethur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:22 - 18/04/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar ditën e sotme Presidentitn e Republikës si të përfshirë koëkë e këmbë në fushatë.

Gjatë një takimi me të rinjtë në kryeqytet, kryeministri  ka shpjeguar fjalën patronazhistë, teksa ka thënë gjithashtu se këta të fundit dinë atë që nuk e di Presidenti Meta.

“Po atë që ti nuk di dhe që patronazhistët e dinë është që ti do dalësh nga kjo fushatë i rruar dhe i qethur”, tha Rama.

Ndër të tjera Edi Rama ka patur edhe një mesazh për fushatën e opozitës së bashkuar, me simpatizantët shfaqen me makina, duke thënë se patronazhistët e dinë kush ndodhen brenda tyre, dhe që sipas Ramës, janë pikërisht ish-drejtorë të SHIK-ut, të Doganave, të Tatimeve, të Policisë.

“Për kë ke votuar më parë? Për kë do votosh këtë herë? Po mami? Babi c’thotë? Ndërkohë që ata kujtojnë se Shqipëria është rrugëve, duke pritur në cdo cep karvanët me lamborbuni. Kush janë, dhe kjo është serioze, brenda atyre makinave, që shoqërojnë Lulin në turin moto-ciklistik me katër rrota, nga një anë në një anë tjetër. E keni pyetur veten kush janë brenda në ato makina? Janë vall ata shqiptarë që s’kanë bukë, që s’kanë punë, që besojnë te puna, te sipërmarrja e tyre e vogël, te teknologjia digjitale, te puna me tokën, teke eksportet buqjësore? Kush janë në ato makina? Patronazhistët e dinë kush janë aty brenda. Nuk ka xhama të zinj që ju fshehin, sepse sytë e patronazhistëve janë me rreze lazer. E keni parasysh atë opsionin e iPhone, që tak hapet, është në sytë e cdo patronazhisti. Unë i them disa drejtuesve të SHIK-ut të kohës, disa drejtuesve të Doganave dhe Tatimeve të kohës, të asaj kohe që nuk ka për t’u kthyer më 25 prill, i them disa shefave të asaj policisë së kohës, që i lanë policët duke ngrënë fara luledielli në diell, ne e dimë që jeni në ato makina.

I them edhe atij drejtorit të basteve të kohës, bashkë me vullnetarët, që kanë humbur licensat e basteve, ne ua dimë targën e makinës. Kur them ‘ne’, jo regjimi, po patronazhimi. Unë e di shumë mirë cfarë do të ndodhë pas kësaj. Mbajeni mend këtu. Me të mbaruar kjo, do të vijë një klithmë nga Vlora, vetë ai, edhe do të thotë, ‘po më detyroni të bëj atë që s’e kam menduar kurrë, që të përfshihem në fushatë bashkë me doktorin e madh, po më detyroni’. Që ti je futur kokë e këmbë në fushatë, këtë e di cdo patronazhist. Po atë që ti nuk di dhe që patronazhistët e dinë është që ti do dalësh nga kjo fushatë i rruar dhe i qethur. Shikoni çfarë të bëjnë patronazhistët, jo që s’duan me ditë fare për atë që quhet ‘google ëeithern’, që se pyesin fare, po tani nga qejfi nuk lënë retë të afrohen këtu. E kuptoni çfarë bëhet apo jo. Prandaj nuk kuptoni ju dhe ndaj nuk do ta merrni vesh çfarë do jetë gjithë ai breshër votash më 25 prill”, u shpreh kreu i qeverisë./Opinion.al

Pas