Darka e vitit të ri, e planifikuar për nesër nga kryeministri Edi Rama
dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta është anulluar. Përmes një email
deputetët njoftohen se mbrëmja festive e përfolur nuk
do të mbahet më as më 14 janar, siç ishte vendosur në fund të
dhjetorit.
Arsyet mbeten të pasqaruara edhe për vetë deputetët. Nga zyra e kryeministrit ishin njoftuar disa herë deputetët e PS për t’u
përgatitur për takimin festiv. /lapsi/