Aktualitet

Rama: Amnistia fiskale do bëhet, nuk do t’i lemë shqiptarët në rrugë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:31 - 18/10/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar në Përmet ditën e sotme foli për amnistinë fiskale.

Rama u shpreh i sigurt se amnistia fiskale do të bëhet dhe do të shkojë në parlament, por me një draft që do të ketë miratimin e miqëve dhe partnerëve të Shqipërisë.

Kreu i qeverisë deklaroi se është e padrejtë që shqiptarët të cilësohen si kriminelë, ndërsa shtoi se nuk do  t’i lejë ata në rrugë.

“Miqve ndërkombëtarë, partnerëve ndërkombëtarë, cinikëve ndërkombëtarë, kur ia japin gojës pa asnjë siklet duke i futur të gjithë në një thes e duke trajtuar përpjekjen tonë kushtetuese, për të legalizuar 30 vite gjak, djersë kursime, si një përpjekje të dyshimtë për të ndihmuar, lehtësuar, pastruar produktet e krimit. Një skandal. Por ne do të vazhdojmë përpara, sepse kjo është gjëja e duhur dhe e drejtë. Sa shqiptarë kanë vajtur në Britaninë e Madhe, me emër tjetër, si të larguar nga lufta në Kosovë sepse ishin në pikë të hallit dhe donin një zgjidhje. Sa vite kanë punuar ashtu,? Ku do t’i çojnë ata kursimet e tyre? Të punës pa orar, në të zezë, që nuk e kanë shpikur shqiptarët por ata të cilët e kërkojnë dhe e paguajnë. E pra, po nuk i lejmë ata në rrugë, nuk i lëmë. Do të bëjmë të gjitha ato që duhet, do ta bëjmë edhe amnistinë, për të cilën duam të kemi një draft sa më të dakordësuar me miqtë dhe partnerët tanë, se nuk është një gjë që duam ta bëjmë në mënyrë konfliktuale, si karshillëk ndaj askujt, por duhet ta bëjmë për njerëzit tonë”, tha Rama./Opinion.al

Pas