Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama akuzoi se çadra mbështetet nga qarqet e huaja, reagon ambasada ruse

2017/03/16 at 10:59 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama akuzoi se çadra mbështetet nga qarqet e huaja, reagon ambasada ruse

Kryeministri Edi Rama artikuloi të hënën (13 Mars) në mbledhjen e Kryesisë e më pas edhe në publik, në emisionin “Top Story” se çadra e PD në Bulevard nxitet dhe mbështetet nga qarqe të huaja, jo dashamirëse të Shqipërisë. Po atë ditë Basha kishte takuar ambasadorin rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin. Pas deklaratës së Ramës, Basha u pyet live në “Opinion” se çfarë janë këto qarqe që mbështesin protestën?

Ai tha se “këto deklarata janë përralla. Këto i thotë njeriu që deshi të bëhej diktator por që shqiptarët ja prishën ëndrrën. Unë sot kam patur një takim me ambasadorin e Rusisë në një takim publik. Është një takim në kuadrin e një kontakti normal që PD ka me gjithë përfaqësuesit e huaj në Shqipëri. Kontakte me qarqe të huaja që të diskutoj fatet e Shqipërisë PD nuk ka dhe nuk do të ketë”.

Por çfarë u diskutua në takimin Basha-Karpushin?

Ambasada ruse ka reaguar duke thënë se parimi bazë i politikës së jashtme të Rusisë është ai i mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera.

Në njoftim thuhet se gjatë takimit me Bashën, Karpushin theksoi se Federata Ruse vlerëson se ekzistojnë mundësi të pashfrytëzuara për të rritur bashkëpunimin ekonomik pragmatik mes dy vendeve tona dhe shpreson se në të ardhmen të punohet për të rritur nivelin e këtij bashkëpunimi.

“Ambasadori shprehu besimin se një impuls të fortë shkëmbimeve dypaleshe ekonomike do t’i japë takimi në muajin prill në Tiranë i bashkëkryetarëve të Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri për Tregtinë, Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tekniko-Shkencor, si dhe sesioni i ardhshëm i këtij Komisioni qe pritet të mbahet ne vjeshtë, kur të formohet qeveria e re shqiptare”, thuhet në njoftim.

Nga ana tjetër, ambasada ruse thotë se Basha e Karpushin kanë pikëpamje të përbashkëta se disa çështje nuk duhet të pengojnë përpjekjet për të eksploruar fusha të bashkëpunimit reciprok mes Shqipërisë dhe Rusisë.

ambasada ruse

Etiketa: ambasada ruseBashaqarqe rusereagimtakimi

Ju sugjerojmë

Dogji 600 hektarëve tokë me kullota dhe bimësi në Parkun../ Pranga 63 vjeçarit
Aktualitet

Dogji 600 hektarëve tokë me kullota dhe bimësi në Parkun../ Pranga 63 vjeçarit

27 Korrik, 2025 12:11 pm
Zhdukja e Jan Prengës, Apeli vendos burg përjetë për Festim Bexhdilin
Kronikë

Trafiku nga Kolumbia në Europë, grupi i drogës del para GJKKO-së

27 Korrik, 2025 11:48 am
Flakët në jug/ Ndërhyrjet nga ajri, niset nga Italia avioni zjarrfikës Canadair
Aktualitet

Flakët në jug/ Ndërhyrjet nga ajri, niset nga Italia avioni zjarrfikës Canadair

27 Korrik, 2025 11:39 am
SHBA/ Sulm me thikë në një supermarket, plagosen 11 persona në Michigan!
Bota

SHBA/ Sulm me thikë në një supermarket, plagosen 11 persona në Michigan!

27 Korrik, 2025 11:21 am
Zjarret, MM: 21 vatra aktive në vend/ Ndërhyrje nga ajri e qindra forca në terren
Aktualitet

Zjarret, MM: 21 vatra aktive në vend/ Ndërhyrje nga ajri e qindra forca në terren

27 Korrik, 2025 11:14 am
Afër zgjidhjes? Von der Leyen takohet me Donald Trump
Bota

Afër zgjidhjes? Von der Leyen takohet me Donald Trump

27 Korrik, 2025 10:50 am
Shijak/ Djeg mbeturinat dhe zjarri del jashtë kontrollit, pranga 58 vjeçarit
Aktualitet

Shijak/ Djeg mbeturinat dhe zjarri del jashtë kontrollit, pranga 58 vjeçarit

27 Korrik, 2025 10:38 am
Zjarret, stabilizohet situata në Borsh dhe Lukovë
Aktualitet

Zjarret, stabilizohet situata në Borsh dhe Lukovë

27 Korrik, 2025 10:23 am
Izraeli plumba mbi të uriturit në Gaza, OKB paralajmëron për krizë humanitare
Bota

Mes krizës së thelluar të urisë/ Izraeli shpall “pauzë taktike” të luftimeve në Gaza

27 Korrik, 2025 10:13 am
Përballë flakëve në Qafë-Buall të Bulqizës,Vengu: U punua për mbrojtjen e banesave..
Aktualitet

Përballë flakëve në Qafë-Buall të Bulqizës,Vengu: U punua për mbrojtjen e banesave..

27 Korrik, 2025 9:59 am
Para
Risitë e Facebook në fundvit

Statistikat: Shqiptarët të fiksuar pas Facebook-ut, lënë pas këto vende të Evropës

Video/ Monaco bën “magjinë”, futbollistët festojnë si të çmendur në dhomat e zhveshjes

Video/ Monaco bën “magjinë”, futbollistët festojnë si të çmendur në dhomat e zhveshjes

“21 Janari”/ Blushi: Qeveria ka blerë gjakun e viktimave me para. Gardistin që qëlloi e vuri kryetar partie

Blushi: Tahirin e hoqi Ilir Meta. Ministrat trajtohen si kuaj gare

TE FUNDIT

Dogji 600 hektarëve tokë me kullota dhe bimësi në Parkun../ Pranga 63 vjeçarit

Dogji 600 hektarëve tokë me kullota dhe bimësi në Parkun../ Pranga 63 vjeçarit
27 Korrik, 2025

Dyshohet se ndezi zjarr në një sipërfaqe kullotë, duke shkaktuar djegien e rreth 600 hektarëve me bimësi dhe sipërfaqe natyrore...

Lexo më shumë

Trafiku nga Kolumbia në Europë, grupi i drogës del para GJKKO-së

Zhdukja e Jan Prengës, Apeli vendos burg përjetë për Festim Bexhdilin
27 Korrik, 2025

Gjashtë anëtarët e grupit të trafikut ndërkombëtar të drogës, që vepronte në vitet 2020-2021 mes Kolumbisë dhe Europës, kanë dalë...

Lexo më shumë

Flakët në jug/ Ndërhyrjet nga ajri, niset nga Italia avioni zjarrfikës Canadair

Flakët në jug/ Ndërhyrjet nga ajri, niset nga Italia avioni zjarrfikës Canadair
27 Korrik, 2025

Në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, një avion zjarrfikës Canadair është nisur nga Italia dhe do...

Lexo më shumë

SHBA/ Sulm me thikë në një supermarket, plagosen 11 persona në Michigan!

SHBA/ Sulm me thikë në një supermarket, plagosen 11 persona në Michigan!
27 Korrik, 2025

Një burrë ka plagosur me thikë 11 persona, të cilët ishin klientë të rastësishëm në një supermarket Walmart në Traverse...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com