Aktualitet

Rama akuza opozitës nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe: Analfabetë funksionalë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:18 - 06/04/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama këtë të martë i shoqëruar nga ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe drejtuesi i PS për qarkun Korçë, Niko Peleshi kanë vizituar ambientet e Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë, e rindërtuar pas tërmetit.

Gjatë inspektimit të Mësonjëtores, Rama sulmoi dhe opozitën, e cila kishte hedhur akuza për ndryshimin e emrit,  heqjen e shkronjave dhe të librit me vlera historike nga hyrja e godinës.

Kreu i qeverisë tha i revoltuar se “Ça janë këta, nga vijnë këta mo, nga çfarë shekulli vijnë këta mo, nga çfarë pylli, ça janë këta mo”. Ndërsa më tej vijoi duke thënë se që kur janë duke rënë, kur janë me merimanga, me mbeturina, si nuk ngrihen njëherë e të thonë ‘ore shikoni këtë se keni’, por sa rregullohen gjërat, menjëherë nxjerrin bishta.

“Me rivendosjen e shkronjave në vend aty mbaron gjithçka. Të presin të mbarojë puna, po ç’është ky hall i madh, u lëvizën, i morën? Shkronjat vihen në vend aty, këta…! Si shpjegohet që kur janë duke rënë, kur janë me merimanga, me mbeturina, si nuk ngrihen njëherë e të thonë ‘ore shikoni këtë se keni’, por sa rregullohen gjërat, menjëherë nxjerrin bishta. Ça janë këta, nga vijnë këta mo, nga çfarë shekulli vijnë këta mo, nga çfarë pylli, ça janë këta mo. Torollisin gjithë dynjanë edhe trazojnë gjithë mendjen e njerëzve. Njerëz gjysmëanalfabetë, analfabetë funksionalë, ata janë për t’i marrë e për t’i vënë gjithë tek ajo banka e madhe atje. O Zot”, tha Rama./Opinion.al

Pas