Aktualitet

Rama akuza nga Kuvendi: Na ka ngecur sharra në gozhdë me Prokurorinë e Tiranës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:00 - 09/11/22 |
Opi Nion

Në seancën e sotme plenare nuk munguan akuzat e kryeministrit Edi Rama, ndaj Prokurorisë së Tiranës.

Rama u shpreh se na ka ngecur sharra në gozhdë në Prokurorinë e Tiranës, që sipas tij,  prej vitesh ka funksionuar si sportel për të rritur pazaret duke mbyllur çështjet që drejtoritë e të ardhurave i çojnë për ndjekje penale.

Po ashtu kreu i qeverisë deklaroi se kjo Prokurori ka favorizuar opozitën, e cila sipas tij ka bërë zullume me letrat e marra prej saj.

“Ju bëni kriminel edhe një nga personalitetet e ekonomisë globale. Ju bëni kriminel njeriun që ka ndërtuar gjysmën e Dubait. Çfarë i keni ju këta që janë këtu. Por këta të mos përdorin biznesin e vogël të shesë pa fatura dhe të mos bëjnë evazion  se aty ku do kapen do gjobiten pavarësisht se na ka ngecur sharra në gozhdë në Prokurorinë e Tiranës, që prej vitesh ka funksionuar si sportel për të rritur pazaret duke mbyllur çështjet që drejtoritë tona të të ardhurave i çojnë për ndjekje penale. Dhe duke marrë para nga ata që duhet të ndiqen penalisht dhe duke çuar letrat te bedelat e PD-PL-së duke bërë zullume me letra të marra nga prokuroria, si i puna e TVSH, fiktive me të vdekur e paralizuar. Dhe jo vetëm nuk u ndoqën penalisht por letrat ju dhanë partisë së lekut duke u hedhur hi syve shqiptarëve”.

Pas