Pas publikimit të fotove nga punimet që po kryen në qytetin e Fierit,, kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në “Facebook” se së shpejtin përfundojnë punimet në 7 urat e Rrugës së Kombit.
Rama shkruan se do të jenë të hapura në të dyja krahët për qarkullimin e automjeteve
Kryeministri shprehet se këto ndërhyrje do t’i japë zgjidhje trafikut të makinave që krijohej në këto nyje, si dhe do të evitojë aksidentet e vazhdueshme.
“Edhe pak… punë ditësh dhe 7 ‘gjysmagjelat’ me një krah e me një këmbë, në Rrugën e Kombit, ku vargu i makinave mblidhej për vite si në grykën e shishes dhe aksidentet ishin të vazhdueshme, do të jenë 7 ura spektakolare të hapura në të dy krahët për qarkullimin”, shkruan Rama./ Opinion.al E. Xh.