Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria ka arritur marrëveshjen për ardhjen e 50.000 doza të tjera të vaksinës Sputnik brenda 10 ditëve.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se me këmbënguljen e qeverisë, Shqipëri do të arrijë të kalojë situatën e krijuar nga COVID-19.
“Sapo kemi arritur marrëveshjen për të sjelllë në Shqipëri 50.000 doza të tjera të vaksinës Sputnik brenda 10 ditëve. Ne do ta fitojmë këtë luftë me forcën e karakterit e të kembënguljes sonë dhe do ta lemë shpejt pas tunelin e pandemisë, ku drita e daljes sa vjen e zmadhohet”,-shkruan Rama.
Në Shqipëri numri i rasteve të reja dhe i viktimave është ulur. Në 24 orët e fundit në vendin tonë humbën jetën 9 persona nga COVID-19, teksa nga 2092 teste të kryera janë shënuar 264 raste të reja./ Opinion.al