Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: 3750 hebrej të strehuar në Shqipëri, jemi besnikë të kodit të nderit

2021/10/14 at 9:00 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama: 3750 hebrej të strehuar në Shqipëri, jemi besnikë të kodit të nderit

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar mbi Përkujtimin e Holokaustit dhe Luftën kundër Antisemitizmit. Në fjalën e tij, ndërsa ka kujtuar strehimin që shqiptarët I bënë hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore, Kryeministri ka paralelizuar situatën me pritjen që vendi u bëri qytetarëve afganë, duke e konsideruar këtë gjest element të sjelljes dhe traditës shqiptare.


“Shqipëria është vendi i vetëm në Europë me më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore sesa përpara saj dhe është vendi që u kthye në një strehë të sigurt për hebrenjtë, të cilët erdhën pikërisht për të gjetur strehë e për të shpëtuar pikërisht në atë kohë kur në kontinentin tonë, të ishe hebre, ishte praktikisht një dënim me vdekje.

Do të merrte gjatë po të tregoja sesi ndodhi dhe arsyet për këtë, por në themel qëndron ligji ynë zakonor, kodi i nderit i shqiptarëve, Kushtetuta jonë e parë, nëse mund ta them kështu, që nga mesjeta. E gjitha nis me një paragraf që thotë se ‘shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut’. Përkthimi fjalë për fjalë nuk është “e mikut” në kuptimin e njerëzve që fton, po e shtegtarit që, në kërkim të strehës, mund të të trokasë në derë. Pason një shpjegim të tërë për trokitjen në derë, detyrimin për ta hapur dhe ndëshkimi më i ashpër i ligjit zakonor është për ata që nuk e respektojnë këtë paragraf. Forma më e rëndë e çnderimit është të tradhtosh mikun.  Kështu, hebrenjtë në Shqipëri ishin edhe më parë një komunitet i vogël dhe Shqipëria ishte mes të paktave vende Europë që përcaktonte me ligj të drejtën e Shabatit të tyre. Shabati ishte e drejtë ligjore dhe asnjë subjekt punëdhënës i sektorit publik ose privat nuk mund ta penalizonte, një person, një hebre pse s’ishte në punë për shkak të Shabatit.  Po çfarë bëmë me gjithë këtë histori më pas? Mendoj se për ne është thelbësore që të vazhdojmë të ecim në këtë drejtim dhe të bëjmë sa më shumë të mundemi që fëmijët tanë, jo thjesht të mësojnë prej kësaj historie, por edhe t’i rrinë besnikë këtij kodi nderi. Ne qemë vendi i parë që u hapi dyert afganëve dhe pranoi të strehonte 4000 afganë, e meqë ra fjala, kundërshtia në vendin tonë ishte e papërfillshme, pasi shqiptarëve u vjen natyrshëm t’i gjenden atij që është në nevojë, ashtu siç ishim ne tridhjetë vjet më parë, kur iknim nga regjimi brutal dhe gjetëm dyer që na u hapën kur kishim nevojë”, u shpreh Kryeministri.

Më tej Rama, tha se i kishte dorëzuar drejtorit të Muzeut të Holokaustit një listë me 3750 emra qytetarësh hebrej, të strehuar në Shqipëri, çka e rrit këtë numër, nnga 2265 që njiheshin deri në vitin 2005.

“Së fundi, për ta përmbyllur, u ndjeva i prekur nga rastësia në këtë forum që, në të njëjtën seancë plenare më parë, ishte i pranishëm kreu i Yad Vashem-it (Muzeut të Holokaustit); sepse erdha këtu me një dokument që përmban lajme të reja për këtë histori, në kuptimin që, sipas regjistrit të Yad Vashem-it, hebrenjtë që u shpëtuan në Shqipëri ishin 2265 dhe kjo listë i përket vitit 2005… Por ne kemi vazhduar të studiojmë, kemi vazhduar të hyjmë më në thellësi përmes një ekipi shumë të mirë pranë Akademisë së Shkencave, i drejtuar nga një profesor i shquar dhe kështu sot, i dorëzova zotërisë së nderuar një listë të re, që shkon në 3750 emra. Ky është një kontribut shtesë që Shqipëria jep për muzeun ku jemi shumë krenarë të bëjmë pjesë, po aq sa jemi krenar që Shqipëria është vlerësuar ndër “Të drejtët mes kombeve”, për shkak të veprës së vet gjatë Holokaustit”, tha Rama, ndërsa shtoi se këta libra do të bëhen pjesë e programit parauniversitar në shkolla./Opinion.al

 

Etiketa: hebrejteholokaustirama


Ju sugjerojmë

Çfarë përmban plani me 14 pika i paqes SHBA-Iran
Bota

Çfarë përmban plani me 14 pika i paqes SHBA-Iran

18 Qershor, 2026 8:28 am
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Irani mund të ketë raketë balistike, por jo armë bërthamore

18 Qershor, 2026 8:23 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Horoskopi, 18 qershor 2026

18 Qershor, 2026 8:20 am
Tronditet Kupa e Botës, sulmuesi 23-vjeçar arrestohet për trukim të ndeshjeve
Sport

Tronditet Kupa e Botës, sulmuesi 23-vjeçar arrestohet për trukim të ndeshjeve

17 Qershor, 2026 10:33 pm
Trump-Irani: Nëse bisedimet dështojnë, ne do të përdorim armë edhe më të fuqishme
Bota

Trump: Marrëveshja me Iranin synon shmangien e një katastrofe ekonomike

17 Qershor, 2026 9:36 pm
Trump bisedë me presidentin sirian për Hezbollahun: Ai nuk i pëlqen fare ata
Bota

Trump bisedë me presidentin sirian për Hezbollahun: Ai nuk i pëlqen fare ata

17 Qershor, 2026 8:17 pm
Dita e 18-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 18-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë

17 Qershor, 2026 7:33 pm
Orban rishfaqet pas disfatës, zotohet të vazhdojë luftën kundër BE-së
Bota

Orban rishfaqet pas disfatës, zotohet të vazhdojë luftën kundër BE-së

17 Qershor, 2026 7:25 pm
Këlliçi bën denoncimin: Patronazhistët po sulmojnë qytetarët që janë kundër Ramës
Politikë

Këlliçi bën denoncimin: Patronazhistët po sulmojnë qytetarët që janë kundër Ramës

17 Qershor, 2026 5:25 pm
Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump
Bota

Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump

17 Qershor, 2026 4:39 pm
Para
Pandemia bëri të pasurit më të pasur, 930 mijë individë me llogari bosh

Përkeqësimi i ekonomisë, rreziku kryesor për sistemin financiar në vend

Dëbora e parë zbardh zonën juglindore

Dëbora e parë zbardh zonën juglindore

Shkon në  5 numri i viktimave nga vrasjet me hark dhe shigjeta

Shkon në  5 numri i viktimave nga vrasjet me hark dhe shigjeta
















TE FUNDIT

Çfarë përmban plani me 14 pika i paqes SHBA-Iran

Çfarë përmban plani me 14 pika i paqes SHBA-Iran
18 Qershor, 2026

Memorandumi i Mirëkuptimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit synon të zgjerojë armëpushimin mes palëve dhe të rikthejë lëvizjen normale...

Lexo më shumë

Trump: Irani mund të ketë raketë balistike, por jo armë bërthamore

Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
18 Qershor, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit pritet të nënshkruhet brenda 48 orëve, ndërsa theksoi se...

Lexo më shumë

Horoskopi, 18 qershor 2026

Horoskopi, 12 janar 2026
18 Qershor, 2026

Dashi Do të provoni eksperienca te reja me atë që keni në krah. Ditë e favorshme edhe për financat. Do...

Lexo më shumë

Tronditet Kupa e Botës, sulmuesi 23-vjeçar arrestohet për trukim të ndeshjeve

Tronditet Kupa e Botës, sulmuesi 23-vjeçar arrestohet për trukim të ndeshjeve
17 Qershor, 2026

Një skandal i rëndë ka tronditur Kupën e Botës 2026. Sulmuesi 23-vjeçar i Bregut të Fildishtë, Elye Wahi, është arrestuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}