Kryeministri Rama në takimin që pati me kryebashkiakët dhe prefektët e zonave bregdetare, sulmoi sërish kreun e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.
Ai foli edhe njëherë për çështje e pastrimit të Pyllit të Sodës, për të cilin tha se që prej 30 ditësh vijon aksioni pasi s’kanë të sosur plehrat.
Rama po ashtu tha se në këtë pyll edhe kur kanë shkuar për të pastruar, kjo gjë nuk ka ndodhur por plehrat thjesht janë fshehur më thellë.
“Që kur nisi aksioni i pastrimit që prej 30 ditësh vazhdon atje në pyllin e Sodës. Që nga ajo ditë vazhdon dhe s’ka mbaruar akoma plehrat atje. Përse ndodh kjo? Sepse për 30 vite nuk është pastruar. Sa më shumë të futesh në atë pyll aq më shumë plehra gjen. Që do të thotë se edhe kur kanë shkuar gjoja për ta pastruar, i kanë shtyrë plehrat edhe më tej. Për këtë të gjithë kanë kusuret e tyre. Por kusurin më të madh e kanë këtu individët që e bëjnë të pamundur pastërtinë”, tha Rama./Opinion.al