Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: 1% e shpenzimeve të bizneseve të mëdha do shkojë për arsimin profesional dual

2024/07/19 at 2:47 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama: 1% e shpenzimeve të bizneseve të mëdha do shkojë për arsimin profesional dual

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme për investimet në arsimin profesional, ku ka bërë me dije se 1% e shpenzimeve totale të bizneseve të mëdha në Shqipëri do të shkojë për arsimin profesional dual.


Gjatë fjalës së tij,  Rama ka thënë se është krijuar Fondi Kombëtar i Arsimit që do të shërbejë për arsimin profesional dual.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se në reformën e re parashikohet që nxënësit e këtyre shkollave, ta bëjnë mësimin pranë sipërmarrjeve në vend.

”Ne kemi ende një problem të madh në botën e sipërmarrjes, por e kemi problem kulturor dhe në sektorin publik. Nëse shohim sipërmarrjet e mëdha dhe nëse futemi tek investimet që ata bëjnë në burimet njerëzore: Sa më shumë investojnë tek to, aq më shumë rritet norma e suksesit të tyre në aspektin e pozicionit në treg. Përveç faktit që sipërmarrësit ankohen se nuk janë mirë ekonomikisht, menjëherë fillojnë dhe thonë “nuk kemi njerëz, vijnë e ikin”.

Kjo kërkon një adresim kulturor në radhë të parë për të kuptuar të gjithë se ashtu si bëhet plani për të ndërtuar hotelin, bëhet plani për të ndërtuar burimet njerëzore që do të mbajnë hotelin. Ashtu si bëhet gjithë volumi i investimit, duhet bërë dhe plani që të investosh që të jenë edhe njerëzit që ato materiale të shtrenjta të dinë t’i menaxhojnë dhe harmonizojnë me kulturën e shërbimit. Ne jemi përgatitur të hyjmë në këtë fazë me një vit pilotimi. Ne nuk mund të presim që ndryshimi kulturor të ndodhë kur të ndodhë.

Që sot, punëdhënësit e mëdhenj, të gjitha bizneset e mëdha të Republikës së Shqipërisë duhet ta dinë që 1% e shpenzimeve të tyre totale do të shkojë për këtë punë, ose do ju merret për këtë punë dhe do të krijojmë Fondin Kombëtar të Aftësimit, i cili do të mbështesë gjithë këtë proces duke mos e lënë në vullnetin e sipërmarrjeve, mbi një bazë sistemi koatash dhe kontributesh që do të shkojnë për të financuar zhvillimin e kapitalit njerëzor, si dhe gjithë këtë skemë të arsimit profesional dual.

Opsioni më i mundur është që ky 1% duhet të investohet për trajnimin në vazhdim të personelit dhe për pjesëmarrjen në këtë skemë të arsimimit dual. Shpenzimet e bëra në kuadër të pagesës së nxënësve që do të marrin pjesë në arsimin dual, do konsiderohen shpenzime të zbritshme nga taksat. Kush nuk do të futet në këtë proces, do duhet ta derdhë këtë si kontribut plus taksës, mbi këtë 15%, do të jetë një kontribut ekstra që sipas madhësisë së kompanive që do të shkojë deri në 0.5-1% të shpenzimeve totale vjetore dhe do të derdhet në Fondin Kombëtar të Arsimit.

Do të jetë një fond publik, do të menaxhohet bashkë me përfaqësuesit e sipërmarrjes dhe do të shpenzohet vetëm për këtë punë. Nuk do të jenë të ardhura siç vijnë nga taksat, por do të jenë në këtë fond dhe do të shpenzohen vetëm për këtë punë. Fondi do të shërbejë për të nxitur kompanitë e mesme dhe të vogla që të përfshihen në skemat e arsimit profesional dual.

Investimi që duhet bërë për këtë fond, duhet krijuar mjedisi i shkollës në mjedisin e sipërmarrjes. Do të kemi mjedis të dedikuar. Natyrisht që kjo gjë nuk mund t’i kërkohet hoteleve ekzistuese, por hotelet ekzistuese do të duhet të përfshihen në këtë skemë. Në të gjitha proceset e reja që do të lidhen me lejet e ndërtimit, do të fusim komponentin për arsimin dual dhe për zhvillimin profesional”, tha Rama.



Ju sugjerojmë

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Para
Situata e zjarreve në vend, Peleshi: Janë shtatë vatra aktive në të gjithë vendin

Situata e zjarreve në vend, Peleshi: Janë shtatë vatra aktive në të gjithë vendin

Vula e PD i kaloi Berishës/ Zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit

Vula e PD i kaloi Berishës/ Zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit

Nga ndërtimi i pallatit te tenderi me vlerë 22 mln lekë, zbardhet dosja e Vangjush Dakos

I akuzuar për shpërdorim detyre/ GJKKO pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar për Vangjush Dakon
















TE FUNDIT

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com