Aktualitet

Rakipi: Juncker e ka mbaruar funksionin, flet nën avujt e alkoolit


               Publikuar në : 21:30 - 11/06/19 |
el ida

Teksa komentonte deklaratën e Presidentit të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker i cili tha se zgjedhjet në Shqipëri duhet të mbahen më 30 qershor, gazetari Ylli Rakipi tha në News 24 se Juncker njihet si person që fjalitë i lëshon nën avujt e alkoolit dhe e ka mbaruar funksionin e tij.

Rakipi shtoi se Rama është në fund të krediteve të veta dhe kërkon të takojë këta pleqtë e Europës, teksa shtoi se kryeministri është i zoti të marrë qoka.

“Vizita e Ramës vjen në në një ditë të keqe, bëhet për të marrë ndonjë benefit. Ndërsa Juncker njihet që fjalitë i lëshon sipas avujve të alkoolit. Ai e ka mbaruar funksionin, pritet ta zëvendësojë dikush tjetër. Rama është në fund të krediteve të veta dhe kërkon të takojë këta pleqtë e Europës. Megjithatë mund të them se Rama është i zoti të marrë qoka”, tha Rakipi./Opinion.al

 

 

 

 

 

 

 

Pas