Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

2024/07/13 at 9:42 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, që do t’i jepte zgjidhje konfliktit të ngrirë mes dy vendve.


Ai shton se zgjidhja duhet të vijë nga lart-poshtë, që do të thotë se të dy vendet duhet të njohin njëri-tjetrin si shtete të pavaruara.

Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës eksperti thotë se formula e ndjekur deri tani, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka treguar se nuk ka funksionuar ndaj ai sugjeron reflektim e qasje të re në dialog, gjë që kërkon siç tha angazhimin e BE-së, por në mënyrë të veçantë atë të Shteteve të Bashkuara.

Zoti Rakipi foli dhe mbi alarmin e dhënë së fundmi nga Departamenti amerikan i Shtetit se Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në rajonin e Ballkanit Perëndimor për të krijuar destabilitet.

Kjo për ekspertin nuk është një gjë e re, por që sigurisht duhet të jenë një alarm i madh për udhëheqësit politikë të Ballkanit.

Zoti Rakipi ndodhej në Uashington për të marrë pjesë në Forumin Publik të NATO-s një aktivitet që u mbajt në kuadër të takimit të nivelit të lartë të aleancës.

Zëri i Amerikës: Zoti Rakipi cili ishte roli i Forumit Publik të NATO-s gjatë takimit të nivelit të lartë të aleancës që u mbajt këtu në Uashington?

Albert Rakipi: Ky është një aktivitet i përvitshëm që organizohet nga divizioni i diplomacisë publike të NATO-s. Paralel me Samitin e NATO-s çdo vit organizohet një konferencë ku marrin pjesë kryetarë shtetesh, qeverish, ekspertë ndërkombëtarë dhe akademikë, për të diskutuar mbi politikat e NATO-s kur është fjala për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes.

E veçanta këtë vit ishte se përkoi me 75 vjetorin e aleancës. Lidhur me pjesëmarrjen e institutit, e veçanta është se për të herë të parë ai u zgjodh si partner institucional i këtij forumi në Uashington, dhe besoj se kjo është një njohje e angazhimit dhe kontributit që Instituti i Studimeve Ndërkombëtare ka dhënë për çështje të sigurisë, e të marrëdhënieve ndërkombëtare, me botime, publikime si dhe debate.

Ne organizuam në Tiranë këtë vit me rastin e 15 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO një konfererencë ndërkombëtare, ku diskutuam çështje të sigurisë në kontekstin e zhvillimeve dramatike siç është agresioni i Rusisë në Ukrainë, por edhe zhvillimeve të tjera që lidhen me sigurinë në nivelin botëror.

Dua të them që instituti në mënyrë të vazhdueshme ka dhënë kontribut të madh për anëtarësimin në NATO, që është një nga arritjet më të mëdha, në mos më e madhja, në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, që nga krijimi i shtetit shqiptar.

Më kujtohet Samiti i NATO-s në Bukuresht në 2008-n, kur ne morëm ftesën, për t’iu bashkuar aleancës. Kam parasysh një gazetar austriak që po më pyeste: Përse i duhet Shqipërisë NATO? Gazetarët prisnin si përgjigje që kjo është një çështje që lidhet me sigurinë e vendit, dhe sigurisht që lidhet me çështje të sigurisë dhe mbrotjes, por për rastin e Shqipërisë ishte një hap i sigurt që e nxirrte vendin nga izolimi dhe e bashkonte me Perëndimin. Në këtë kontekst them që ka qenë një arritje e jashtëzakonshme e marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit dhe një kontribut jo të vogël ka dhënë e vazhdon të japë edhe instituti.

Zëri i Amerikës: A mendoni se takimi i Uashingtonit i dha përgjigje sfidave të sigurisë me të cilat përballet aleanca sot, që nga agresioni rus në Ukrainë apo rrezikun që paraqet Kina?

Albert Rakipi: Nuk ka asnjë dyshim që Samiti i Uashingtonit u dominua nga agresioni rus, nga lufta në zemër të Evropës, e cila ka tronditur rendin botëror kur bëhet fjala për sigurinë ndërkombëtare. Ishte krejtësisht e qartë që Samiti dhe i gjithë angazhimi kryesor në kuadër të tij, debatet, politikat dhe vendimet që u morën kishin të bënin me luftën në Ukrainë. Ajo që spikati sigurisht ishte uniteti, vendosmëria dhe qartësia e të gjitha vendimeve të Samitit që Ukraina ta fitojë luftën. U bë shumë e qartë gjatë takimit që e ardhmja e Ukrainës është në NATO. Dhe ky Samit shënoi në fakt një hap thelbësor dhe të rëndësishëm për anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës. Po është e qartë që nuk mund të merret një vendim i shpejtë në këtë drejtim, sepse kjo praktikisht do të thoshte që NATO-ja të hynte në luftë me Rusinë bazuar në artikullin 5 të aleancës. Ndaj kjo është një gjë që i takon së ardhmes. Por siç e tha dhe sekretari i NATO-s qartësia dhe paqja duhet të arrihen me një fitore të Ukrainës. Duhet të jetë e qartë në këtë kontekst se nuk duhet të përsëriten skenarë të ngjashëm pasi siç e kemi parë ka patur një dimamikë të tillë në fillim me aneksimin e Krimesë dhe pastaj të Dombasit, pra si të thuash ka pasur një dinamikë që paravarësisht se Perëndimi dhe NATO kanë vendosur linja të kuqe që të mos kapërcehen, ato janë kapërcyer, siç tha dhe vetë sekretari i NATO-s. Ndaj është e rëndësishme që paqja e ardhshme të jetë vendimtare dhe vendimtare është me anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Kjo do të thotë që Rusia nuk do të mund të ndërmarrë asnjë aksion tjetër, pasi do të hynte në luftë me aleancën.

Zëri i Amerikës: Një nga shqetësimet e ngritura në takim ishte dhe ajo që lidhet me situatën e sigurisë në Kosovë. Zyrtarë të NATO-s paralajmëruan mbi rrezikun e përkeqsim të saj, duke theksuar se stabilizimi i situatës së sigurisë do të varej plotësisht nga zgjidhjet politike. Por sa të mundur e shihni ju një gjë të tillë kur palët nuk kanë lëvizuar nga qëndrimet e tyre edhe pse ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për ringazhim urgjent në dialog dhe pa kushte?

Albert Rakipi: Ka një stanjacion në këtë drejtim. Duhet pranuar që nuk ka progres në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe siç e kemi parë ka një mungesë vullneti total nga ana e Serbisë për të zbatuar marrëveshjet. Mendoj se është koha për një reflektim dhe një qasje tjetër në dialogun dhe në zgjidhjen e këtij konflikti të ngrirë. Jo më nga poshtë-lart, sikurse zgjidhja e problemeve teknike, për shembull targat e makinave apo të tjera si këto, por një zgjidhje që duhet të vijë nga lart-poshtë, që do të thotë që të dy vendet duhet të njohin njëri-tjetrin si shtete të pavaruara. Ne kemi parë që formula e ndjekur deri tani dhe me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian nuk ka funksionuar për fat të keq. Dhe është krejtësisht e natyrshme që të pyesim se pse edhe 25 vjet pas mbarimit të luftës kemi ende një situatë të tillë kur në dialog janë diskutuar çështje krejtësisht teknike, të dobishme, por që gjithmonë janë teknike. Supozoni sikur një çerek shekulli pas përfundimit të luftës mes Gjermanisë dhe Francës gjatë Luftës së Dytë Botërore, Parisi dhe Berlini të diskutonin se me çfarë targash makinash do të futeshin qytetarët e dy vendeve tek njeri-tjetri. Pra besoj që ka ardhur koha për një reflektim, dhe një qasje tjetër në dialog në zgjidhjen e kofliktit të ngrirë, gjë që kërkon angazhimin e BE-së, por në mënyrë të veçantë atë të Shteteve të Bashkuara.

Zëri i Amerikës: Zoti Rakipi, së fundmi zyrtarë të Departamentit të Shtetit kanë thënë se Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me qëllim që të krijojë “destabilitet e të pengojë integrimin euroatlantik të rajonit”. Sa seriozisht po e marrin udhëheqësit e Ballkanit rrezikun që paraqet Rusia?

Albert Rakipi: Politikat ‘proxy’ të Rusisë nuk janë një gjë e re në Ballkan. Dhe sigurisht duhet të jenë një alarm i madh për udhëheqësit politikë të Ballkanit. Në qoftë se kemi parasysh në 24 shtator të vitit të kaluar pati një akt terrorist dhe ishim shumë pranë një përshkallëzimi të konfliktit, që mund të shkonte ndoshta deri aty sa mund të hapej një front i dytë konflikti, në kontestin mjaft dramatik siç është agresioni rus në Ukrainë. Sigurisht është në interesin e politikave të Rusisë për të mbajtur një gjendje të tillë tensioni dhe për ta ushqyer atë. Dhe sigurisht që është e rëndësishme jo vetëm që alarmi mbi këtë çështje të vijë nga vetë vendet e Ballkanit, por edhe siç thashë ka rëndësi që edhe faktorë të rëndësishmëm, siç janë BE dhe SHBA.



Ju sugjerojmë

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur
Kronikë

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur

20 Dhjetor, 2025 10:55 pm
Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor
Bota

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor

20 Dhjetor, 2025 9:56 pm
Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat
Kryesore

Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat

20 Dhjetor, 2025 8:59 pm
Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!
Aktualitet

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!

20 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri
Bota

Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri

20 Dhjetor, 2025 5:30 pm
Putin provokon Erdoganin/ Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm
Bota

Putin provokon Erdoganin/ Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm

20 Dhjetor, 2025 4:28 pm
Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, vriten 6 ushtarë kolumbianë
Bota

Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, vriten 6 ushtarë kolumbianë

20 Dhjetor, 2025 3:28 pm
Pjesë për pajisje të lojërave të fatit drejt Shqipërisë, pranga 2 personave në Dibër
Kronikë

Pjesë për pajisje të lojërave të fatit drejt Shqipërisë, pranga 2 personave në Dibër

20 Dhjetor, 2025 3:08 pm
VIDEO/  Anthony Joshua hedh në tapet Jake Paul dhe fiton me ‘K.O.’
Sport

VIDEO/ Anthony Joshua hedh në tapet Jake Paul dhe fiton me ‘K.O.’

20 Dhjetor, 2025 2:35 pm
Protesta/ Lapaj-Ramës: Je në konflikt të drejtpërdrejt me familjen time
Aktualitet

Protesta/ Lapaj-Ramës: Je në konflikt të drejtpërdrejt me familjen time

20 Dhjetor, 2025 2:22 pm
Para
Euro 2024/ Spanja nuk nënvlerëson Anglinë, De la Fuente: Jemi të përgatitur për të luftuar për të fituar!

Euro 2024/ Spanja nuk nënvlerëson Anglinë, De la Fuente: Jemi të përgatitur për të luftuar për të fituar!

Ukrainë, katër të vrarë nga bombardimet ruse

Ukrainë, katër të vrarë nga bombardimet ruse

Kina dhe Rusia me stërvitje të përbashkëta detare

Kina dhe Rusia me stërvitje të përbashkëta detare
















TE FUNDIT

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur
20 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:10, në aksin rrugor rreth rrotullimi i Bradasheshit...

Lexo më shumë

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor
20 Dhjetor, 2025

Qeveria e Britanisë së Madhe ka vendosur të ulë ndihmën e saj të jashtme, duke shkaktuar një reduktim prej 40...

Lexo më shumë

Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat

Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat
20 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me qytetarët në Kurbin. Gjatë fjalës së tij para të...

Lexo më shumë

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!
20 Dhjetor, 2025

Kryetari i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka treguar se është proceduar penalisht, pas protestës së organizuar ditën e sotme...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com