Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raketat trondin Gazën, Izraelin dhe Bregun Perëndimor

2021/05/15 at 7:43 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Raketat trondin Gazën, Izraelin dhe Bregun Perëndimor

Avionët izraelitë rifilluan sulmet ajrore në Gaza të shtunën herët dhe militantët e Hamasit u kundërpërgjigjën duke qëlluar me raketa në Izrael ndërsa përplasjet e tyre hynë në natën e pestë dhe diplomatët amerikanë dhe arabë kërkuan t’i jepej fund dhunës.

Mjekët palestinezë thanë se të paktën katër persona u vranë në njërin nga disa sulme ajrore në Gazën veriore. Banorët thanë se anijet e marinës izraelite qëlluan me predha nga Mesdheu megjithëse asnjëra prej tyre nuk duket të ketë goditur Rripin e Gazës.

Ministria palestineze e çështjeve fetare tha se avionët izraelitë shkatërruan një xhami. Një zëdhënës i ushtrisë tha se po punohej për të konfirmuar njoftimin.

Sirenat ranë në dy qytete kryesore të Izraelit në jug, duke paralajmëruar goditje të reja nga Gaza. Hamas mori përgjegjësinë për hedhjen e raketave.

Ndërsa nuk ka asnjë shenjë për t’u dhënë fund luftimeve, viktimat u u shtuan. Palestinezët njoftuan për 11 të vrarë në Bregun Perëndimor të pushtuar mes përleshjeve midis protestuesve dhe forcave izraelite të sigurisë.

Të paktën 132 vetë janë vrarë në Gaza që nga e hëna, përfshirë 32 fëmijë dhe 21 gra dhe 950 të tjerë të plagosur, thanë zyrtarët palestinezë të shëndetësisë.

Hamasi tha se një grua dhe një djalë ishin mes katër personave të vrarë në një sulm ajror izraelit që goditi një shtëpi që i përkiste familjes Abu Hattab në kampin e refugjatëve në plazhin e Gazas. Ushtria izraelite nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment mbi sulmin.

Mes tetë të vdekurve në Izrael ishin një ushtar që patrullonte në kufirin e Gazës dhe gjashtë civilë, përfshirë dy fëmijë, thanë autoritetet izraelite.

Përpara një seance të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të dielën për të diskutuar situatën, u nis për në rajon i dërguari i administratës së Presidentit amerikan Joe Biden, Zëvendës Ndihmës Sekretari për Çështjet e Izraelit dhe Palestineze, Hady Amr.

Ambasada amerikane në Izrael tha se qëllimi ishte “për të ritheksuar nevojën për të punuar drejt një paqeje të qëndrueshme.”

Izraeli ndërmori sulmet të premten për të shkatërruar ato që tha se ishin tunele të gjata disa kilometra, zona nga hidheshin raketa dhe depo të prodhimit të armëve të përdorura nga militantët në një përpjekje për të ndalur sulmet me raketa.

Armiqësitë ndërkufitare midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza janë shoqëruar me dhunë në komunitete të përziera hebrenjsh dhe arabësh në Izrael. Sinagogat janë sulmuar dhe luftimet në rrugë kanë shpërthyer, duke bërë që presidenti i Izraelit të paralajmërojë për luftë civile./ VOA

Etiketa: izraelkonfliktpalestine

Ju sugjerojmë

Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
Bota

Tragjedia me 38 të vdekur, Putin pranon rrëzimin e aeroplanit nga raketat ruse

9 Tetor, 2025 9:03 pm
Shqipëria gati për Serbinë,kuqezinjtë nesër udhëtojnë drejt Nishit me grupin e plotë
Sport

Shqipëria gati për Serbinë,kuqezinjtë nesër udhëtojnë drejt Nishit me grupin e plotë

9 Tetor, 2025 8:18 pm
Kolumbia: Varka që bombardoi SHBA nuk kishte drogë, por njerëz
Bota

Kolumbia: Varka që bombardoi SHBA nuk kishte drogë, por njerëz

9 Tetor, 2025 7:38 pm
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për kodin zgjedhor
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese: Ja përse e pezulluam dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë

9 Tetor, 2025 7:14 pm
Zyrtarizohen kandidaturat/ Kush do ta drejtojë SPAK-un pas Dumanit?
Aktualitet

Zyrtarizohen kandidaturat/ Kush do ta drejtojë SPAK-un pas Dumanit?

9 Tetor, 2025 6:13 pm
Sulltan Novruzi, Begaj uron besimtarët bektashinj
Aktualitet

Kushtetuesja i pezulloi dekretin, reagon presidenti: E respektojmë vendimin

9 Tetor, 2025 5:50 pm
Vendimi i Kushtetueses, Florian Binaj: Kurdo që të caktohet votimi do marrim pjesë
Kryesore

Vendimi i Kushtetueses, Florian Binaj: Kurdo që të caktohet votimi do marrim pjesë

9 Tetor, 2025 5:49 pm
Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon PS: Vendimi nuk prek…
Politikë

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon PS: Vendimi nuk prek…

9 Tetor, 2025 5:04 pm
Vuçiç: Serbia kurrë nuk ka kërkuar sanksione kundër Kosovës
Rajoni

Vuçiç: Dërgesa me dronë nga Turqia në Kosovë është e paligjshme

9 Tetor, 2025 4:54 pm
Gjykata Kushtetuese shqyrton më 21 qershor mandatin e Olta Xhaçkës
Aktualitet

Zgjedhjet në Tiranë/Kushtetuesja rrëzon Presidentin,vendimi përfundimtar në 31 tetor

9 Tetor, 2025 4:51 pm
Para
Puna nga shtëpia në pandemi, ndikimi që do ketë kalimi në një botë hibride

Puna nga shtëpia në pandemi, ndikimi që do ketë kalimi në një botë hibride

Video/ Rama: Pamjet e terminalit të ri në Korçë, standard i ri

Video/ Rama: Pamjet e terminalit të ri në Korçë, standard i ri

Si e përdori Kina median e huaj për të përmirësuar imazhin gjatë pandemisë

Si e përdori Kina median e huaj për të përmirësuar imazhin gjatë pandemisë

TE FUNDIT

Tragjedia me 38 të vdekur, Putin pranon rrëzimin e aeroplanit nga raketat ruse

Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
9 Tetor, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin, gjatë takimit me homologun e tij azerbajxhanas Ilham Aliyev në Dushanbe, pranoi se dy raketa ruse...

Lexo më shumë

Shqipëria gati për Serbinë,kuqezinjtë nesër udhëtojnë drejt Nishit me grupin e plotë

Shqipëria gati për Serbinë,kuqezinjtë nesër udhëtojnë drejt Nishit me grupin e plotë
9 Tetor, 2025

Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot seancën e fundit stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit” nën drejtimin e trajnerit Silvinjo. Stërvitja u fokusua...

Lexo më shumë

Kolumbia: Varka që bombardoi SHBA nuk kishte drogë, por njerëz

Kolumbia: Varka që bombardoi SHBA nuk kishte drogë, por njerëz
9 Tetor, 2025

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për bombardimin e një varke në Karaibe që, sipas tij,...

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese: Ja përse e pezulluam dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për kodin zgjedhor
9 Tetor, 2025

Është zbardhur vendimi i Gjykata Kushtetuese që ndalon zhvillimin e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, duke pezulluar dekretin e Presidentit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com