Bota

Raketa mbi Tel Aviv, Izraeli bombardon Rripin e Gazës


               Publikuar në : 13:18 - 15/03/19 |
eri on

Mëngjesin e kësaj të premteje, Izraeli ka bombarduar ato që i quan “zona terroriste” në Rripin e Gazës. Ky veprim u ndërmor pasi të enjten në mbrëmje dy raketa fluturuan mbi qytetin izraelit, Tel Aviv, për herë të parë nga viti 2014. Dy raketat nuk shkaktuan as të plagosur dhe as dëme materiale, por qyteti kaloi në gjendje emergjence. Tel Avivi ndodhet rreth 80 kilometra larg Rripit të Gazës.

Hamasi, grupi radikal palestinez që kontrollon Rripin e Gazës, ka mohuar lidhjen me raketat, ndërsa duhet thënë se ekzistojnë edhe grupe të tjera me prirje terroriste si Lëvizja për Xhihadin Islamik në Palestinë, i mbështetur nga Irani.

Megjithatë, të premten avionët izraelitë kanë kryer rreth 30 bombardime të përqendruara në disa nga vendet ku mendohet se janë bazat e Hamasit. Sipas shtypit palestinez, nga bombardimet është plagosur një çift në qytetin Rafah./Opinion.al

Pas