Aktualitet

Rakacolli shkeli rregullat antiCOVID,Silva Bino: Të gjobitet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:35 - 27/01/21 |
Semiljana Azizi

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli pak javë më parë u fotografua në një mbledhje partiake me shtabin elektoral të njësisë nr.1 në kryeqytet, teksa dallohej e ulur në një ambient të mbyllur dhe pa ruajtur distancën nga pjesëmarrësit e tjerë duke thyer kështu rregullat për ndalimin e përhapjes së COVID-19  në vend.

Në një intervistë ditën e sotme për “ABCNews”, Silva Bino, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve ka deklaruar se ajo ishte një sjellje e cila thyente rregullat dhe për këtë sjellje Rakacolli duhet të gjobitet.

Bino tha se grumbullimi është i gabuar dhe në këtë rast duhet ndërhyrja e policisë bashkiake apo asaj të shtetit për gjobitjen e individëve që shkelin rregullat, kushdo qofshin ata.

Pjesë nga biseda

Pyetje: Ju keni nxjerr një akt normative që ndalon grumbullimet me më shumë se 10 persona por partitë nuk po e respektojnë . Kryetarja e Komitetit teknik është fotografuar në një takim elektoral . Ajo foto pastaj u hoq me urgjencë etj,

Silva Bino: Është shumë gabim e them, është shumë gabim. Kjo është shumë e gabuar. Këtu duhet të marrë masat policia. Policia bashkiake, policia e shtetit, të gjithë ata që e kanë detyrim kontrollin për shkeljen e këtij vendimi

Pyetje: Kur kryetarja e komitetit teknik të ekspertëve merr pjesë në mbledhje në shkelje të asaj që ka miratuar mos vallë policia nuk ka çfarë bën dhe të ngrejë duart?!

Silva Bino: Policia duhet të veprojë në çdo kohë. Nuk e di këtë fakt por edhe unë vetë të jem, policia të vijë dhe të më gjobisë

Gazetari Endri Xhafo:  Pse të gjobisë kur je e madhe dhe vaksinuar dhe e kuptoni rrezikun e gjësë, përndryshe i bie mos bëni si bëj unë.

Silva Bino: Kam shkelur rregullin

Kujtojmë që pasi fotoja e Rakacollit nisi të merrte një numër të lartë kritikash, është fshirë nga rrjeti./Opinion.al

Pas