Televizioni Italian RAI3 i ka kushtuar një kronikë Shqipërisë dhe problemeve të saj me krimin. Dy gazetarë italianë Pier Damiani D’Agata dhe Claudio Rubino kanë udhëtuar kanë udhëtuar nga Roma në Tiranë, ku kanë takuar edhe gazetaren Klodiana Lala.
“Në Shqipëri kanë hyrë shumë para nga trafikimi i jashtëligjshëm, si droga dhe prostitucioni. Një pjesë e mirë e ndërtimeve të bëra në vend kanë ardhur si rezultat i këtyre të ardhurave”, ka thënë Lala, ndërkohë që kolegët italiane e cilësojnë si: “Gazetarja shqiptare që jetën dhe karrierën e saj ia ka dedikuar dëshmisë së historive dhe bëmave të grupeve kriminale”.
Në kronikën e RAI përmendet edhe sulmi ndaj banesës së gazetarët verën e vitit të shkuar, duke e cilësuar atë një sulm të qartë mafioz.
“Nuk është lajm i ri bashkëpunimi i politikës me grupet kriminale. Por tashmë kemi vajtur në atë pikë, ku mafia ka hyrë në parlament”, thotë Klodiana Lala.
Në kronikë përmendet gjithashtu fakti, që pak ditë më parë, Prokurori i Antimafias Italiane mbërriti në Tiranë dhe zbuloi se mafia është investitori më i madh në ekonominë shqiptare.