Aktualitet

Rai3 kronikë për kanabisin në Shqipëri, çfarë tregon raporti i ri


               Publikuar në : 19:30 - 27/01/20 |
xhu lia

Edicioni i lajmeve i Rai 3 në Itali ka realizuar një kronikë lidhur me trafikun e drogës në Shqipëri. Gjatë kronikës thuhet se prodhimi i Kanabisit është kthyer me mjaft stil në Shqipëri.

Përmes disa fotove të marra nga një raport konfidencial policor në vend nga gazetarët e Rai 3 dallohen rreth 100 mijë bimë të ndara të fshehura në male.

Sipas gazetarëve italianë pak muaj më parë Drejtori i policisë kriminale, është shprehur se operacionet e policisë të bëra në vitin 2014 kanë nisur procesin zhdukjen përgjithmonë të prodhimin e marijuanës në Shqipëri.

Raporti i vitit të kaluar tregon se u gjetën më pak se 1000 bimë por sipas gazetarëve të Rai 3 të dhënat e këtij raporti të ri, ende i rezervuar tregon një një realitet tjetër.

Sipas prokurorit italian Giacomo Cataldi përmes këtyre trafiqeve të drogës, ku Shqipëria është një nga prodhuesit më të mëdhenj është bërë i mundur përftimi i shumave të mëdha të parave nga mafia shqiptare.

Në këtë mënyrë sipas tij ata kanë hyrë me të drejta të plota në trafikun e kokainës dhe gjithashtu në punë të tjera kriminale./Opinion.al/

Kronikën e Rai 3 mund t’a shikoni duke klikuar KËTU/ minuta 27:56

Pas