Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Radiocorriere (1934) /Aleksandër Moisiu sipas gazetarit italian Enzo Ferrieri

2022/05/17 at 9:22 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Radiocorriere (1934) /Aleksandër Moisiu sipas gazetarit italian Enzo Ferrieri

Nga Aurenc Bebja


“Radiocorriere” ka botuar, në prill të 1934, në faqen n°29, shkrimin e gazetarit italian Enzo Ferrieri për Aleksandër Moisiun, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Intervistat

Në mesnatë pas teatrit, unë dhe një regjisor i famshëm pimë një filxhan çokollatë puro në një tryezë te Savini (restorant i famshëm në Milano). Ngremë sytë dhe pikërisht përballë nesh, Aleksandër Moisiu, me një zonjushë bionde, fillon darkën e tij pas shfaqjes. Moisiu ka tonin e përulur dhe të zgjuar të një njeriu të vogël, i gatshëm për të kapur një krah (fletë) pule dhe misterin e Faustit ose Henri IV me të njëjtin kujdes. Ai çohet për të arritur kutinë e cigareve në një xhep të pardesysë së tij. Është i lehtë dhe fluturon sikur hapi i kërcimit të Hamletit do të fillonte.

 Miku im regjisor, i cili i gjykon burrat nga mënyra se si lëvizin, më bën të vëzhgoj thjeshtësinë ekstreme të gjesteve të tij dhe më jep një mësim gestologjie. “Ja një njeri që reciton me gjuhën e jetës, që është bërë i thjeshtë me meditime të gjata. Shikoni se si gjithçka është e saktë dhe e matur…”. Dy metra larg tij një zotëri piktoresk, i cili ka si shoqërues një tip kurioz me mjekër të mprehtë, mban një thikë e pirun me një dhunë pompoze. “Ky duhet të jetë patjetër një aktor – më thotë mjeshtri i gjesteve – por një aktor i ri”. “Aktor po, dhe shumë i shquar : një aktor jugor (meridional).” Unë mbështes jugun, i cili në mendjen time do të donte ta bënte gjestikulacionin e bollshëm legjitim dhe shprehës.

 “Ju gaboheni miku im. Nëse ky zotëri do të ishte një aktor i madh, një artist i vërtetë, pikërisht sepse është jugor, nuk do të hante me ato gjeste të teatrit. Këtu kemi të bëjmë me një njeri që mbart në jetë të gjitha qëndrimet false të skenës. Çdo gjest, zotëria im i dashur, ka kuptimin e tij. Shikoni atje ndërsa Moisiu i ofron zonjushës një pije. “Das ist recht.” Kjo është e drejtë. Thuhet kështu. Kam katër ditë që flas italisht. Shihni këto gjeste të tjera. Kjo nuk është e drejtë. Një gjest i vogël zgjidh një situatë. Më kujtohet një skenë ku duhej treguar se një infermiere që prek me dorë ballin e ethshëm të një ushtari, ka një butësi (ndjenjë) të fshehur për pacientin e saj. Provoi dhe riprovoi, nuk e arrinte kurrë rezultatin e nevojshëm. Kjo ishte shumë e guximshme dhe e papërshtatshme, kjo ishte pa shprehje. Gjithçka u zgjidh kur infermierja në vend që ta prekte ballin e pacientit me pjesën e pasme të dorës, e preku atë me pëllëmbën. Pëllëmba e dorës është një tregues i lidhjes, butësisë, intimitetit. Do të puthësh dorën e një zonje. Provoni të puthni pëllëmbën e saj.” Kjo puna e dorës më intereson : i bëj thirrje mikut tim të vazhdojë. Vini re se aktorët e filmave nuk dinë se ku të shikojnë. Problem shumë kompleks. Publiku e ndjek gjithmonë vështrimin e aktorit. Nëse aktori ul sytë, i gjithë publiku shkon të kërkojë diçka nën këmbët e tij. Në vend të kësaj, vështrimi i aktorit duhet të ndjekë gjithmonë një objekt të saktë dhe pa ambiguitet.

 Çdo gjest i tij, çdo lëvizje e tij duhet të përbëjë një tablo; jo në kuptimin estetik dhe dekorativ, por në kuptimin njerëzor dhe jetësor. Asgjë nuk duhet të bëhet në mënyrë të rastësishme; në jetë nuk bëni asgjë rastësisht. Edhe gjestet më të thjeshta dhe më të zakonshme janë rezultat i traditave dhe zakoneve. E njëjta gjë në skenë. Me ndryshimin që në skenë çdo gjest duhet të shprehë me thjeshtësinë më të madhe, një gjendje të nevojshme për qëllimin e veprës. Gjestet e tepruara dhe pa diskrecion duken më spontanet, por janë më të padobishmet dhe më të rremet, pasi nuk shprehin gjë tjetër veç synimit për të shprehur diçka, e cila ende nuk është zotëruar plotësisht.

 Të ashtuquajturit aktorë instinktivë, që rrotullojnë krahët në ajër, janë më pak të natyrshëm; edhe nëse në jetë janë mësuar të lëvizin në hapësirë. I natyrshëm është gjesti i paramenduar që shpreh me lehtësi atë që do të thotë. “Shikoni atë çift atje që hanë rizoto alla Milanese dhe duket se po flasin me një zjarr (amsh) të tillë; unë nuk e di se çfarë i thonë njëri-tjetrit. Por është e sigurt që gruaja duhet të ketë të drejtë; sepse shikon drejt burrit. Kalorësi (Kavalieri) ndjek rizoton në lugë, ndihet i dobët, sigurisht që e ka gabim”. Ajo në fakt ishte një grua e bukur, e cila i hodhi dy sy smerald shoqëruesit të saj. Kur të jepen dy sy të ngjashëm, mendova, gjestologjia ime më mëson se kemi gjithmonë të drejtë. Edhe unë do të ndiqja rizoton në lugë…

 

ENZO FERRIERI

 



Ju sugjerojmë

Aksioni i IKMT në Theth/Banorët bllokojnë rrugën në hyrje të fshatit turistik
Aktualitet

Aksioni i IKMT në Theth/Banorët bllokojnë rrugën në hyrje të fshatit turistik

9 Korrik, 2025 9:28 am
Gjermani, numër rekord banorësh/Rritja nuk ka ardhur nga lindjet, por nga emigrantët
Bota

Gjermani, numër rekord banorësh/Rritja nuk ka ardhur nga lindjet, por nga emigrantët

9 Korrik, 2025 9:19 am
“Arratisje” në freskinë e Alpeve të Dibrës, Rama ndan pamjet
Aktualitet

“Arratisje” në freskinë e Alpeve të Dibrës, Rama ndan pamjet

9 Korrik, 2025 9:05 am
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë

9 Korrik, 2025 9:01 am
Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara
Rajoni

Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara

9 Korrik, 2025 8:53 am
Mat, gjendet i pajetë 23 vjeçari. Dyshimet e para
Aktualitet

Mat, gjendet i pajetë 23 vjeçari. Dyshimet e para

9 Korrik, 2025 8:51 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit

9 Korrik, 2025 8:39 am
“Nuk pi ujë diploma”/INSTAT:Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë në 2025
Aktualitet

“Nuk pi ujë diploma”/INSTAT:Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë në 2025

9 Korrik, 2025 8:34 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025

9 Korrik, 2025 8:30 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 9 korrik 2025

9 Korrik, 2025 8:15 am
Para
Video/Finalja e Conference League në ‘Air Albania’, policia prezanton masat

Video/Finalja e Conference League në ‘Air Albania’, policia prezanton masat

Suedia nënshkruan aplikimin për anëtarësim në NATO

Suedia nënshkruan aplikimin për anëtarësim në NATO

Armë dhe municion në lokal, arrestohet punonjësi, në kërkim pronari

Armë dhe municion në lokal, arrestohet punonjësi, në kërkim pronari
















TE FUNDIT

Aksioni i IKMT në Theth/Banorët bllokojnë rrugën në hyrje të fshatit turistik

Aksioni i IKMT në Theth/Banorët bllokojnë rrugën në hyrje të fshatit turistik
9 Korrik, 2025

Banorët e Thethit kanë bllokuar rrugën në urën kryesore të hyrjes në fshatin turistik. Siç raporton Tv Klan, në vendngjarje...

Lexo më shumë

Gjermani, numër rekord banorësh/Rritja nuk ka ardhur nga lindjet, por nga emigrantët

Gjermani, numër rekord banorësh/Rritja nuk ka ardhur nga lindjet, por nga emigrantët
9 Korrik, 2025

Gjermania nuk ka pasur kurrë më shumë banorë se tani – 83.6 milionë. Por rritja nuk ka ardhur nga lindjet,...

Lexo më shumë

“Arratisje” në freskinë e Alpeve të Dibrës, Rama ndan pamjet

“Arratisje” në freskinë e Alpeve të Dibrës, Rama ndan pamjet
9 Korrik, 2025

Këtë mëngjes, kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një pamje nga liqeni i zi...

Lexo më shumë

Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë

Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
9 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksioneve kundër Moskës, e 18-ta me radhë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com