Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar lidhur me radhët kilometrike në Kakavijë.
Ministri shkruan se në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme po bëhen përpjekje për të kërkuar para autoriteteve greke gjetjen e mundësive për përshpejtimin e procedurave të testimit dhe reduktimin e kohës së pritjes në kufi, teksa iu bën thirrje qytetareve që të informohen për gjendjen në Pikat e Kalimit Kufitar përpara se të ndërmarrin udhëtim drejt tyre.
“Procedurat e reja të testimit për Covid-19 në kufirin shqiptaro-grek ???? kanë krijuar radhë të gjata bashkë me problemet e pashmangshme shoqëruese. Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht për të menaxhuar situatën e vështirë të krijuar.
Në bashkëpunim me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme po bëhen përpjekje për të kërkuar para autoriteteve greke gjetjen e mundësive për përshpejtimin e procedurave të testimit dhe reduktimin e kohës së pritjes në kufi.
Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetareve që të informohen për gjendjen në Pikat e Kalimit Kufitar me Greqinë përpara se të ndërmarrin udhëtim drejt tyre, me qëllim që të shmangen sa të jetë e mundur pritjet e gjata në kushtet e temperaturave të larta.”, shkruan ai në facebook./Opinion.al