Radhë të gjata janë regjistruar këtë të shtunë në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit.
Qindra makina vijojnë të qëndrojnë të rreshtuara njëra pas tjetër në një varg që shkon në kilometra dhe që raportohet të jetë shkaktuar nga pala malazeze.
Ndërsa mësohet se ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka kërkuar që puna në Hanin e Hotit të vijojë pa ndalesë./Opinion.al