Radhë makinash mbi 15 km në aksin rrugor Vorë-Rinas-Fushë Krujë. Gjendja jashtëzakonisht e rënduar e trafikut është kthyer në një problematikë mjaftë shqetësuese për drejtuesit e mjeteve.
Shkaku i kësaj situate janë punimet që po kryhen në urën në qendër të qytetit të Fushë Krujës. Afatet e këtyre punimeve nuk janë të pasqyruara në asnjë tabelë kështu që qytetarët që udhëtojnë drejt Rinasit ose Durrësit do të duhet të presin për një kohë të papërcaktuar përfundimin e punimeve.
Gjatë fundjavës situata rëndohet edhe më shumë për shkak të fluksit të automjeteve drejt plazheve të Durrësit dhe të jugut të Shqipërisë. /Opinion.al