Ai ka qenë një nga serialet më të ndjekur në mbarë botën, por edhe në Shqipëri. Bëhet fjalë për serialin e mirënjohur “Friends”, i cili kishte shumë personazhe komik.
Një prej tyre ka qenë edhe aktorja Jennifer Aniston, e cila me rolin e saj Rachel, frymëzoi shumë vajza me veshjet dhe look-un e saj. Por a dini që producentët e serialit e kanë zëvendësuar njëherë aktoren?!
The Independent raporton se gjatë sezonit të 9, aktorja Jennifer Aniston është zëvendësuar nga një figurante dhe askush nuk e ka vënë re, edhe pse vajza nuk ka veshur të njëjtën bluzë.