Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet.
Sipas uniformave blu të Tiranës, një punëtor ka rënë aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku punonte shtetasi R.H., 35 vjeç.
Paraprakisht bëhet me dije se 35-vjeçari ka ndërruar jetë në vend, ndërsa mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:55, në afërsi te sheshi “Shqiponja”.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al