Kushtet e këqija të motit shënuan viktimën e parë në qytetin e Kuçovës. Mësohet se një 26-vjeçar i quajtur Majkëll Vrapi duke punuar për montimin e një paneli diellor, është rrëzuar nga soleta e shtëpisë si pasojë e erës së fortë dhe ka humbur jetën.
26 vjeçari fillimisht u gjet pa ndjenja në tokë dhe u transportua drejt Spitalit Rajonal në qytetin e Beratit. Edhe pse iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale, për shkak të gjendjes së tij të rënduar, Vrapi u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Fatkeqësisht, i riu nuk arrtiti t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë gjatë rrugës./Opinion.al