Një person ka humbur jetën ditën e sotme në Ças të Velipojës.
Mësohet se një 39-vjeçar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike e cila i shkaktoi vdekjen.
Viktima është identifikuar si Tonin Rrethi, i cili në momentin e ngjarjes ka qenë duke punuar tokën me traktor, ku dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike./Opinion.al