Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Shëngjinit, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas uniformave blu mësohet se i riu ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga lartësia e një skele.
Mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 16:45, në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, pranë bustit “Willson”.
“Rreth orës 16:45, në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, pranë bustit “Willson”, dyshohet se, si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, ka rënë nga lartësia e një skele dhe ka humbur jetën shtetasi Z. L., 32 vjeç, banues në fshatin Mërqi, Lezhë”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al