Një 30-vjeçar është plagosur rëndë ditën e sotme pasi ka rënë nga një shtyllë e tensionit të lartë.
Sipas policisë 30-vjeçari me iniciale V.N dyshohet se gjatë tentativës për të riparuar rrjetin e internetit në një shtyllë tensioni, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Si pasojë ka rënë nga lartësia duke marrë dëmtime dhe djegie.
Mësohet se 30-vjeçari është transportuar në spital për mjekimin e nevojshëm. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme në lagjen “Demokracia” .
Tiranë/ Informacion paraprak
Rreth orës 16:00 në rrugën “Demokracia” shtetasi V. N rreth 30 vjeç dyshohet se gjatë tentativës për të riparuar rrjetin e internetit në një shtyllë tensioni, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka rënë nga lartësia duke marrë dëmtime dhe djegje.
Shtetasit i është dhënë ndihma e parë dhe u transportua në spital për ndihmë mjeksore të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al/