Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Policia e Elbasanit informoi se mëngjesin e sotëm një 59-vjeçar, teksa ishte duke pastruar tubin e mbledhjes së ujërave të shiut në çatinë e banesës, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
“Më datë 12.12.2021, rreth orës 10:30, në fshatin Dardhë, Librazhd, pranë banesës së tij, është gjetur i pa jetë e pa shenja dhune, shtetasi R. Q., rreth 59 vjeç. Nga të dhënat e para, dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë si pasojë e pakujdesisë, pasi duke pastruar tubin e mbledhjes së ujërave të shiut nga çatia e shtëpisë, shufra metalike që përdorte për të zhbllokuar tubin ka rënë në kontakt me telat elektrik që furnizonte banesen e tij me energji elektrike dhe për pasojë e ka zënë korenti“, njoftoi policia.