Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në portin e Porto Romanos, ku një i ri ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi K.M, 35 vjeç ka qenë duke punuar në port në momentin kur ra në kontakt me energjinë elektrike.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në lagjen nr. 15, Durrës, shtetasi K. M., rreth 35 vjeç, duke punuar tek Porti në Porto Romano dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar personat përgjegjës në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.