Një person ka humbur jetën pasditen e sotme në Tiranë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Mësohet se ngjarja e rënë ka ndodhur rreth orës 14:45 në vendin e quajtur “Bregu i Lumit”.
Deri më tani ende nuk është bërë i ditur identiteti viktimës, ndërkohë autoritete po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi:
Me datë 09.06.2020, rreth orës 14:45, në vendin e quajtur “Bregu i Lumit”, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, ku për pasojë ka ndërruar jetë./ Opinion.al