Një 45-vjeçare është dërguar pa shenja jete mëngjesin e sotëm në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës. Policia bën me dije se nga veprimet paraprake dyshohet se O. Gj., ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e saj.
“Rreth orës 08:20, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar pa shenja jete, shtetasja O. Gj., 45 vjeçe, banuese në Maminas, Durrës. Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se kjo shtetase ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e saj”-njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.