Një 59-vjeçar është gjetur i pajetë nga banorët në një përrua në fshatin Pashtresh, Gjinar të Elbasanit.
Policia bën me dije se bëhet fjalë për 59-vjeçarin me iniciale L.B, banues në fshatin Gjinar të Elbasanit.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur.
Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al