Bota

Qyteti ukrainas Severodonetsk është plotësisht nën pushtimin rus



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:18 - 25/06/22 |
Opi Nion

Qyteti lindor i Ukrainës, Severodonetsk është “plotësisht nën pushtimin rus”,-tha të shtunën kreu i administratës ushtarake të qytetit, pas muajsh luftimesh rraskapitëse dhe të përgjakshme.

“Rusët emëruan një komandant. Por qyteti është aq i shkatërruar sa do të jetë e vështirë për njerëzit të përballen me këtë situatë,”-tha shefi i administratës ushtarake Oleksandr Striuk.

Zyrtarët ushtarakë rajonalë thanë të premten se trupat e fundit në Severodonetsk ishin urdhëruar të largoheshin, pasi ishte e pamundur të vazhdonin të mbroheshin pozicionet e tyre. Kjo në fakt ia dorëzoi qytetin Rusisë dhe e vuri rajonin lindor të Ukrainës të Luhansk pothuajse plotësisht nën kontrollin rus.

Severodonetsk ishte një nga bastionet e fundit të mëdha ukrainase në zonë. Serhiy Hayday, një komandant i lartë ushtarak në Ukrainën lindore, tha se ushtria mori vendimin për të evakuuar “sepse numri i të vdekurve në territoret e pafortifikuara mund të rritet çdo ditë”.

“Aktualisht nuk ka mundësi të largohen nga qyteti, njerëzit mund të përpiqen të largohen vetëm në drejtim të territorit të okupuar. Ne do të lehtësojmë evakuimin, por deri më tani nuk ka një mundësi të tillë,” tha Striuk./Opinion.al

Pas