Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qyteti ku filloi historia e Anglisë

2023/05/06 at 4:16 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Qyteti ku filloi historia e Anglisë

Në një cep të qytezës Kingston upon Thames, ruhet një gur i thjeshtë, por shumë i rëndësishëm për historinë e Mbretërisë së Bashkuar. I shndërruar në një monument, guri rrethohet nga shtatë shtylla dhe sipas legjendës mund të jetë “Guri i Kurorëzimit”.

Afërsia me pallatin e famshëm Hampton Court, që dikur ka qenë rezidenca e mbretit Henry VIII dhe vendi i preferuar i xhirimeve të shumë filmave, e bën qytezën në jugperëndim të Londrës një vend shumë të dashur për turistët. Megjithatë, shumë nuk i kuptojnë ngjarjet e jashtëzakonshme që kanë ndodhur aty.

Kingston upon Thames u emërua si bashkia e parë zyrtare mbretërore e Anglisë. Historiku i qytezës shtrihet deri në shekullin e 10-të, kur Athelstan, mbreti më i shquar sakson, u kurorëzua aty në vitin 925 të e.s. Athelstan konsiderohet si mbreti i parë i Anglisë, pasi mundi aleancën e vikingëve dhe Skocisë në betejën e Brunanburh, duke unifikuar një hartë të Ishujve Britanikë. Kështu Kingston u konsiderua vendi ku filloi Anglia e bashkuar.

Mendohet se si pjesë e ceremonisë, Athelstan u ul në “Gurin e Kurorëzimit”, ndërsa merrte kurorën e tij. Një kopje e kësaj kurore të parë është e ekspozuar në një kishë, dhe është krijuar sipas një ilustrimi të ceremonisë së ndodhur më 4 shtator 925. Gjithashtu, është e mundur që të jetë akti i kurorëzimit të parë të dokumentuar ndonjëherë në Angli. Kingston mbeti vendi i preferuar për kurorëzimet mbretërore. Aty u kurorëzua mbreti Edredit në 946 dhe Ethelred në 979, si dhe shumë mbretër të tjerë. Megjithatë, nuk ekzistojnë të dhëna të mëtejshme mbi “Gurin e Kurorëzimit” dhe është e paqartë se kur dhe pse guri ndaloi së përdoruri. Por, një traditë ka mbetur: kurorëzimi “ordo”, që do të thotë “urdhri” në latinisht. Urdhri u përdor në kurorëzimin e Mbretëreshës Elizabeth II në vitin 1953 dhe ka të ngjarë të përdoret edhe në kurorëzimin e ardhshëm të mbretit Charles III.

Me këto lidhje mbretërore të rrënjosura thellë, mbreti George V e quajti zyrtarisht Kingston një bashki mbretërore në vitin 1927. Ndërsa në vitin 1965, mbretëresha Elizabeth do t’i jepte një tjetër Kartë Mbretërore që konfirmonte titullin e Kingston si “Bashkia Mbretërore e Kingston on Thames”.

“Ne jemi jashtëzakonisht krenarë që jemi bashkia mbretërore më e vjetër në vend, ku jo vetëm u kurorëzuan mbretërit e parë saksonë, por është dhe shtëpia e Gurit të Kurorëzimit. Jemi vendi ku filloi Anglia. Me lidhjen tonë të fortë me historinë mbretërore të Britanisë, ne mezi presim për të festuar kurorëzimin e mbretit Charles. Shpirti i komunitetit të Kingston do të jetë padyshim në qendër të festimeve.”-Nicola Nardelli, nënkryetar i Bashkisë Mbretërore të Kingston upon Thames

Ju sugjerojmë

Zbulohen magazinat ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, 4 të arrestuar
Aktualitet

Zbulohen magazinat ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, 4 të arrestuar

3 Qershor, 2025 9:46 am
Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk
Bota

Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

3 Qershor, 2025 9:34 am
Provimi i gjuhës së huaj/ Manastirliu: Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta…
Aktualitet

Provimi i gjuhës së huaj/ Manastirliu: Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta…

3 Qershor, 2025 9:27 am
Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira
Rajoni

Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira

3 Qershor, 2025 8:56 am
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Nisja e sezonit turistik/Rama: Hapen 36 qendra shëndetësore verore në vend

3 Qershor, 2025 8:49 am
Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh
Bota

Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh

3 Qershor, 2025 8:39 am
27 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj
Aktualitet

27 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj

3 Qershor, 2025 8:26 am
Çdo i dytë i huaj me leje qëndrimi në Serbi vjen nga Rusia
Rajoni

Çdo i dytë i huaj me leje qëndrimi në Serbi vjen nga Rusia

3 Qershor, 2025 8:19 am
Çmimet e bulmetit dhe vezëve, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë në Europë
Aktualitet

Çmimet e bulmetit dhe vezëve, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë në Europë

3 Qershor, 2025 8:16 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:13 am
Para
Shpallet projekti fitues për stadiumin e ri të Vlorës

Shpallet projekti fitues për stadiumin e ri të Vlorës

A është stresi shkaktar për dhimbjet e shpinës?

A është stresi shkaktar për dhimbjet e shpinës?

Rama sulmon kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” nga Himara: Kokrra e injorantit

Rama sulmon kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” nga Himara: Kokrra e injorantit

TE FUNDIT

Zbulohen magazinat ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, 4 të arrestuar

Zbulohen magazinat ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, 4 të arrestuar
3 Qershor, 2025

Policia ka zbuluar në Rrugën e Arbërit, 2 magazina ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, me logo false. Raportohet se 2...

Lexo më shumë

Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk
3 Qershor, 2025

Pas humbjes së kandidatit proevropian Nawrocki në zgjedhjet presidenciale polake, kryeministri Donald Tusk planifikon të kërkojë votëbesimin. "Testi i parë...

Lexo më shumë

Provimi i gjuhës së huaj/ Manastirliu: Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta…

Provimi i gjuhës së huaj/ Manastirliu: Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta…
3 Qershor, 2025

Mbi 27 mijë maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2025. Ministrja e Arsimit dhe Sportit,...

Lexo më shumë

Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira

Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira
3 Qershor, 2025

Për Zoran Strikën, gazetar në portalin 021.rs në Novi Sad, ditët e punës janë bërë mezi të durueshme. Që nga shembja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com