Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qyteti i Los Anxhelosit premton të mbrojë emigrantët pa dokumente

2024/12/02 at 5:20 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Qyteti i Los Anxhelosit premton të mbrojë emigrantët pa dokumente

Los Anxhelosi ka miratuar një status të posaçëm për qytetin që u ofron mbrojtje emigrantëve pa dokumente. Vendimi është përgjigje ndaj zotimit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump për dëbime masive kur të fillojë mandatin në janar. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Angelina Bagdasaryan, urdhëresa nuk do t’i ndalojë zyrtarët federalë të dëbojnë emigrantët pa dokumente, por ajo përforcon zotimin e qytetit për të mbrojtur emigrantët që jetojnë në këtë qytet


Claudia Ventura jeton dhe punon prej 20 vjetësh në Los Anxhelos, së bashku me familjen, por ajo nuk ka dokumente amerikane. Zonja Ventura është në mesin e rreth 800 mijë banorëve të Los Anxhelosit të cilëve u mungon statusi ligjor. Si shumë të tjerë, ajo ndihet e shqetësuar pas fitores së Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale.

“Tani nuk shoh shumë njerëz në rrugë. Ka më pak… Unë mendoj se njerëzit kanë frikë nga dëbimet”, thotë zonja Ventura.

Këshilli i qytetit të Los Anxhelosit miratoi një urdhëresë më 19 nëntor përmes së cilës policia lokale dhe autoritetet shtetërore nuk do të ndajnë informacione mbi statusin e imigracionit të banorëve me autoritetet federale të imigracionit, me përjashtim të rasteve kur ata janë përfshirë në një krim të rëndë.

“Një urdhëresë si kjo dërgon një mesazh shumë të fortë për komunitetin në Los Anxhelos dhe për pjesën tjetër të vendit që këtu, burimet do të përdoren për mbajtjen e komunitetit të sigurt. Kjo do të ruajë besimin që komuniteti ka te udhëheqësit e tij. Kjo nënkupton se qyteti nuk do të arrestojë, apo shkaktojë kaos në komunitetet e tyre”, thotë Jorge Mario Cabrera, aktivist për të drejtat e emigrantëve.

Megjithatë, jo të gjithë në qytet janë dakord me këtë vendim. Mbështetësit e zotit Trump, që sipas rezultateve të zgjedhjeve janë rreth 38% e banorëve, nuk duan që Los Anxhelosi të ketë këtë status të posaçëm për emigrantët pa dokumente.

“Mendoj se është e turpshme. Së pari duhet të kujdesemi për veten tonë. Kur përmendim platformën politike, ‘Amerika e Para’, nuk do të thotë që ju nuk kujdeseni për të tjerët, por thjesht së pari kujdesemi për veten tonë”, thotë Linda Hanna, banore e Kalifornisë.

Prindërit e zonjës Hanna janë nga Meksika. Ata erdhën në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të ligjshme. Ajo beson se ata që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme duhet të deportohen.

Urdhëresa e Los Anxhelosit do të ketë pak ndikim praktik, pasi që nga viti 1979 qyteti ia ka ndaluar policisë, ose zyrtarëve të imigracionit, të marrin në pyetje një person për statusin e tij të imigracionit.

Statusi i ri i qytetit nuk do të thotë se nuk mund të ketë dëbime. Vendimi thjesht do të thotë që autoritetet lokale nuk do të ndihmojnë zyrtarët federalë të gjejnë dhe dëbojnë emigrantët pa dokumente.

Avokatja e emigracionit Tatyana Edwards-Behar thotë se oficerët federalë do të kryejnë bastisje masive kryesisht nëpër fabrika dhe sektorin bujqësor ku mendohet se ka më shumë gjasa të punojnë emigrantët pa dokumente.

“Unë mendoj se oficerët federalë do të fillojnë me bastisje masive në vend që të kërkojnë dokumente nga kalimtarët e rastësishëm në rrugë. Unë besoj se do të ketë bastisje masive në fabrika dhe në sektorin bujqësor ku, sipas të dhënave zyrtare, ka më shumë gjasa të punojnë emigrantët pa dokumente”, thotë Tatyana Edwards-Behar, avokate e imigracionit.

Aktivisti Jorge Mario Cabrera beson se amnistia është një ide më e mirë sesa dëbimet.

“Ne duhet të këmbëngulim që zgjidhja është legalizimi masiv. Ne duhet të këmbëngulim se ka një mënyrë më të mirë për të trajtuar emigrantët në këtë vend”, thotë zoti Cabrera.

Pas inaugurimit më 20 janar, Presidenti i zgjedhur Trump ka sugjeruar se ai mund të shpallë një emergjencë kombëtare dhe të përdorë personelin ushtarak amerikan në kryerjen e dëbimeve masive, një lëvizje që avokatët e imigracionit janë zotuar ta luftojnë në gjykatë./voa



Ju sugjerojmë

47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije
Bota

47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije

1 Janar, 2026 7:33 pm
Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur
Bota

Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur

1 Janar, 2026 5:12 pm
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

CIA rrëzon pretendimin e Kremlinit: Ukraina nuk synoi rezidencën e Putinit me dronë

1 Janar, 2026 3:59 pm
Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
Bota

Kërcënoi Richard Grenell, arrestohet dhe rrezikon deri në 5 vite burg

1 Janar, 2026 1:34 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Lezhë/ Sekuestrohen para, makineta për lojëra fati dhe drogë, një i arrestuar

1 Janar, 2026 11:33 am
Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin
Aktualitet

Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin

1 Janar, 2026 11:25 am
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Aksident me 3 të vdekur në aksin Gjirokastër-Tepelenë

1 Janar, 2026 9:07 am
Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin
Bota

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin

1 Janar, 2026 9:04 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 1 janar 2026

1 Janar, 2026 9:01 am
Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025
Bota

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025

31 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Para
Kancelari Scholz: Gjermania do t’i japë Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore në vitin 2025

Kancelari Scholz: Gjermania do t'i japë Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore në vitin 2025

Suedia akuzon tre persona për planifikim të sulmeve terroriste

Suedia akuzon tre persona për planifikim të sulmeve terroriste

Vrasja në Ndroq/ Dorëzohet në polici autori i dyshuar, Julian Gjoshi

Vrasja në Ndroq/ Dorëzohet në polici autori i dyshuar, Julian Gjoshi
















TE FUNDIT

47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije

47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije
1 Janar, 2026

Një zjarr gjatë natës së Vitit të Ri në barin “Le Constellation” në restorant luksoz të skive Crans-Montana ka shkaktuar...

Lexo më shumë

Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur

Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur
1 Janar, 2026

47 persona u vranë kur një zjarr shpërtheu në një bar të njohur për VIP-at në një vendpushim luksoz skijimi në Zvicër...

Lexo më shumë

CIA rrëzon pretendimin e Kremlinit: Ukraina nuk synoi rezidencën e Putinit me dronë

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
1 Janar, 2026

CIA ka vlerësuar se Ukraina nuk ka shënjestruar një rezidencë të përdorur nga presidenti rus Vladimir Putin gjatë një sulmi...

Lexo më shumë

Kërcënoi Richard Grenell, arrestohet dhe rrezikon deri në 5 vite burg

Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
1 Janar, 2026

Një burrë nga Virxhinia është akuzuar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë për dërgimin e një mesazhi kërcënues ndaj Richard Grenell,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com