Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qyteti bie në duart e talebanëve, SHBA kontrollon aeroportin e Kabulit

2021/08/16 at 8:40 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Qyteti bie në duart e talebanëve, SHBA kontrollon aeroportin e Kabulit

Zyrtarët amerikanë, që po mbajnë nën vëzhgim lëvizjen e luftëtarëve talebanë në kryeqytetin afgan të Kabulit thonë se forcat amerikane gëzojnë kontrollonin e ambasadës amerikane dhe aeroportin ndërkombëtar të qytetit, edhe pse diplomati kryesor amerikan e cilësoi situatën si “tejet shqetësuese”.

Udhëheqësit talebanë shpallën fitoren të dielën pas një ofensive të rrufeshme, ndërsa forcat e fundit afgane të sigurisë u larguan, duke lënë portat e kryeqytetit të vendit të hapura për forcat kryengritëse.

Por pavarësisht pretendimeve nga talebanët se luftëtarët e tyre kanë marrë nën kontroll pjesë të kryeqytetit, një zyrtar amerikan i tha Zërit të Amerikës se vetë ambasada amerikane, si dhe Aeroporti Ndërkombëtar Hamid Karzai, ishin të sigurta.

“Forcat tona vazhdojnë të kontrollojnë me vendosmëri aeroportin dhe ambasadën“, i tha një zyrtar Zërit të Amerikës në kushte anonimiteti.

Megjithatë, duket se SHBA nuk ka ndërmend të garantojë sigurinë e godinës së ambasadës së saj në Kabul për një kohë të gjatë.

Një zyrtar në ambasadë konfirmoi për Zërin e Amerikës se stafi po zhvendoset në një vend të sigurt në aeroport për të ndihmuar në mbikëqyrjen e fluturimeve jashtë vendit dhe për të qenë gati të evakuohen.

Ndërkohë ambasada paralajmëroi gjithashtu se situata e sigurisë po ndryshonte me shpejtësi dhe se qytetarët amerikanë në Kabul duhet të gjejnë një vend të sigurt pas raportimeve se aeroporti po përfshihej nga flaket.

Me herët diplomati i lartë i Shteteve të Bashkuara e cilësoi marrjen nën kontroll të Afganistanit nga grupi Taleban si dhe rënien e pashmangshme në duart e tyre të Kabulit, “si një zhvillim jashtëzakonisht të trishtë”. Ai tha se forcat amerikane po punojnë për të nxjerrë prej atij vendi, të gjithë amerikanët si dhe afganët që kanë punuar për Shtetet e Bashkuara.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha të dielën se siguria e personelit amerikan, disa prej të cilëve ndodhen ende në ambasadë, si dhe shtetasve afganë që kanë ndihmuar ushtrinë amerikane, ishte “detyrë parësore”. Ai hodhi poshtë kritikat se Uashingtoni nuk ishte i përgatitur për rënien e shpejtë të forcave afgane.

Shtetet e Bashkuara “do të bëjnë gjithçka që munden, për aq kohë sa të munden, për t’i nxjerrë ata (nga Afganistani) nëse kjo është ajo që ata duan”, tha zoti Blinken për rrjetin televiziv CNN.

“Ne nuk u kemi kërkuar talebanëve asgjë“, shtoi zoti Blinken. “Ne u kemi thënë atyre (talebanëve) se nëse do të ndërhyjnë tek personeli ynë, tek operacionet tona, ndërsa ne po vazhdojmë me tërheqjen, do të marrin një përgjigje të shpejtë e vendimtare“, shtoi ai.

Të dielën, një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti për shkak të natyrës së ndjeshme të situatës, i tha Zërit të Amerikës se evakuimi i ambasadës amerikane në Kabul “është në proces”.

Zyrtari tha gjithashtu se me mijëra trupa të tjerë amerikanë po mbërrijnë në Afganistan dhe se ato e kanë situatën nën “kontroll” si zonën përreth ambasadës ashtu edhe Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai, që ndodhet jashtë Kabulit.

Një tjetër zyrtar i lartë i administratës i tha Zërit të Amerikës të dielën se Presidenti Joe Biden, i cili po i kalon ditët e fundit në Camp David, është përditësuar me zhvillimet e fundit nga Afganistani.

“Presidenti ka folur me anëtarët e ekipit të tij të Sigurisë Kombëtare mbi situatën në Afganistan dhe do të vazhdojë të marrë përditësime dhe të informohet gjatë gjithë ditës“, tha zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti.

Të shtunën zoti Biden autorizoi një numër shtesë prej 1.000 trupash që do të shkojnë në Kabul për të ndihmuar në sigurimin e objekteve dhe personelin amerikan si dhe të afganëve që kanë punuar për SHBA-në.

Gjithsej rreth 4,000 trupa amerikane pritet të zbarkojnë në Kabul në ditët e ardhshme, duke forcuar praninë ushtarake atje që ditët e fundit ishte reduktuar në 650 trupa gjithsej. /VOA/

Etiketa: aeroportkabulshba

Ju sugjerojmë

Zelensky: Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës
Bota

Zelensky: Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës

16 Janar, 2026 10:32 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Groenlanda, Trump: Do të ketë tarifa të reja për vendet që dalin kundër

16 Janar, 2026 8:55 pm
Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin
Bota

Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin

16 Janar, 2026 8:10 pm
Berisha mbledh kryetarët e degëve për protestën: Rama është një demon i pushtetit
Kryesore

Berisha mbledh kryetarët e degëve për protestën: Rama është një demon i pushtetit

16 Janar, 2026 7:06 pm
Zgjedhjet e 2027, Rama: PD merret me humbjen, ne me fitoren e radhës
Kryesore

Zgjedhjet e 2027, Rama: PD merret me humbjen, ne me fitoren e radhës

16 Janar, 2026 7:01 pm
Rama: Opozita merr peng Kuvendin, mos t’i ulim orët e fjalës, t’i ndërpritet abuzimi
Kryesore

Rama: Opozita merr peng Kuvendin, mos t’i ulim orët e fjalës, t’i ndërpritet abuzimi

16 Janar, 2026 6:30 pm
Ndryshime Kushtetuese brenda këtij mandati, Rama: Të ngrihet grupi i punës
Kryesore

Ndryshime Kushtetuese brenda këtij mandati, Rama: Të ngrihet grupi i punës

16 Janar, 2026 6:28 pm
Deklaratat e Trump, banorët në Groenlandë: Nuk jemi në shitje
Bota

Rusia: Groenlanda i përket Danimarkës

16 Janar, 2026 5:46 pm
Komplot në vrasjen e Maduros/ Lirohen disa të burgosur, mes tyre edhe shqiptarë
Bota

Komplot në vrasjen e Maduros/ Lirohen disa të burgosur, mes tyre edhe shqiptarë

16 Janar, 2026 4:44 pm
Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit
Kronikë

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit

16 Janar, 2026 3:42 pm
Para
Emigrimi, qarqet e Shqipërisë me rënien më të madhe të lindjeve

Emigrimi, qarqet e Shqipërisë me rënien më të madhe të lindjeve

Situata në Afganistan, mblidhet sot Këshilli i Sigurimit i OKB-së

Situata në Afganistan, mblidhet sot Këshilli i Sigurimit i OKB-së

Shkodër/ Operacion anti-drogë, kapet sasi e madhe kanabisi i njomë

Shkodër/ Operacion anti-drogë, kapet sasi e madhe kanabisi i njomë

TE FUNDIT

Zelensky: Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës

Zelensky: Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës
16 Janar, 2026

Duke gjykuar nga të dhënat e fundit të inteligjencës ukrainase, Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës, tha...

Lexo më shumë

Groenlanda, Trump: Do të ketë tarifa të reja për vendet që dalin kundër

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
16 Janar, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar se do të vendosë tarifa ndaj vendeve që nuk...

Lexo më shumë

Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin

Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin
16 Janar, 2026

Forcat e sigurisë së Iranit raportohet se kanë prani të madhe në rrugët e Iranit, pas më shumë se dy...

Lexo më shumë

Berisha mbledh kryetarët e degëve për protestën: Rama është një demon i pushtetit

Berisha mbledh kryetarët e degëve për protestën: Rama është një demon i pushtetit
16 Janar, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të PD-së në të gjithë vendin....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com