Një qytetar me pankarta në dorë po proteston këtë të premte në rrugët e kryeqytetit. Sikurse shfaqet ne fotot e siguruara nga Opinion.al qytetari mban në duar pankarta ku shkruhet: Dy urdhrat e Ramës për SPAK:
- Arrestojeni Saliun.
2. Mos i arrestoni Dakon dhe Doshin, përndryshe ju preva këmbët.
Qytetari i referohet deklaratës së Ramës në Kongresin e PS, ku tha se SPAK duhet të hetojë Berishën për shpalljen non grata nga SHBA për korrupsion, por nuk përmendi ish-kreun e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako dhe Tom Doshin, edhe këta të fundit të shpallur non grata nga SHBA.
Qytetari proteston çdo ditë në mënyrën e tij për çështje të ndryshme të vendit./Opinion.al