Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qytetari nuk ka ujë, tekniku i Ujësjellësit mbyllet në banjë sapo shikon Stopin

2021/11/12 at 9:20 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Qytetari nuk ka ujë, tekniku i Ujësjellësit mbyllet në banjë sapo shikon Stopin

Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar ankesën e një qytetarë në Kamzë, i cili ka më shumë se 1 muaj që nuk ka ujë në shtëpi, edhe pse aty është bërë investim i ri në rrjetin e ujësjellësit.

Të njëjtën problematikë, emisioni Stop e ka trajtuar edhe 1 vit më parë, por çështja atëherë u zgjidh. Por historia përsëritet.

Qytetari Klodian Zajmi shprehet është taksapagues i rregullt, por paguan ujin aforfe. Ai ka vajtur dhe është ankuar në zyrën e Ujësjellësit të Kamzës disa herë dhe gjithmonë i thonë që problemi do zgjidhet “nesër”. Por vetëm ia kanë shtyrë zgjidhjen.

Klodian Zajmi: Ka 1 muaj e gjysmë që nuk ka ujë. Ka 5 vite që jetoj këtu. Me ujë të pijshëm ne na furnizonte Kamza. Uji vjen me dy orare; 8:30 dhe 15:30. Afrofenë e paguajmë 12 mijë Lekë (të vjetra) në muaj. Edhe librezën e kam, i kam paguar të gjithë muajt. Para 15 ditësh ishte edhe vjehrri, u la me kusi. Shkova u interesova te zyrat, bisedova me përgjegjësinë që gjeta aty, bëra dhe deklaratë që këtë punë tha do ta shikojmë nesër. Nuk erdhën. Vajta prapë dhe më thanë hajde prapë. Vajta prapë, nesër prita se do vijë uji, nuk erdhi. Duke qenë se në zyrat dhe me shkresat që bëja unë nuk po më zgjidhnin punë, dola xhiro që të marr teknikët. Ata nesër, si gjithmonë. Ka 1 muaj që më thonë kështu. S’kanë sjellë asnjë gjë. Më në fund pata një komunikim me njërin nga teknikët.

Nga biseda me teknikun, edhe ky i fundit i thotë që “nesër” do ta shikojë rastin. Klodian kërkon ta takojë dhe tekniku i Ujësjellës Kamëz shprehet i gatshëm i thotë që të shkojë ta takojë te një lokal ku ai ndodhet.

Tekniku: Mos me e vrit trunin, në orën 3 më merr mu në telefon! Sa u ula me pi kafe. Unë këtu jam, në qoftë se ke mundësi ti….

Klodiani shkoi bashkë me gazetaren e Stop për të takuar teknikun, por ky i fundit sapo pa grupin e xhirimit të emisionit u fut në tualetin e lokalit dhe nuk doli andej deri sa u largua gazetarja.

Në kushte të tilla, Stop dhe qytetari shkuan në zyrat e Ujësjellësit të Kamëz, ku takuan një punonjës i cili i tha se nuk ka qenë në dijeni të kësaj situate dhe problemin do të shkojnë ta shikojnë “nesër”. Por pas insistimit të qytetarit dhe të gazetares së Stop, inxhinieri ra dakord që të shkonte po atë ditë për të parë problemin përse shtëpia e qytetarit nuk furnizohet me ujë./ Tv Klan

Etiketa: stopUjesjellesi Kamez

Ju sugjerojmë

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në Fier, humb jetën një person

2 Nëntor, 2025 6:47 pm
Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle
Aktualitet

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle

2 Nëntor, 2025 5:41 pm
Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

2 Nëntor, 2025 5:06 pm
VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb
Sport

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb

2 Nëntor, 2025 4:35 pm
SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët
Bota

Sekretari amerikan i Shtetit: Hamasi vazhdon të rrëmbejë ndihmat për Gazën

2 Nëntor, 2025 3:33 pm
Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit
Aktualitet

Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit

2 Nëntor, 2025 2:56 pm
Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga
Kronikë

Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga

2 Nëntor, 2025 2:43 pm
Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
Bota

Rusia: Takimi Trump-Putin i panevojshëm për momentin

2 Nëntor, 2025 2:33 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump paralajmëron Nigerinë: Do të ndërhyjmë, ndaloni mzorinë ndaj të krishterëve

2 Nëntor, 2025 2:02 pm
Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit
Aktualitet

Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit

2 Nëntor, 2025 1:42 pm
Para
Në pak minuta, Anglia i shënon 4 gola Shqipërisë

Në pak minuta, Anglia i shënon 4 gola Shqipërisë

SHBA/ 4.4 milionë persona janë larguar nga puna me dëshirë vetëm në shtator

SHBA/ 4.4 milionë persona janë larguar nga puna me dëshirë vetëm në shtator

Anglia “shkatërron” Shqipërinë, i shënon 5 gola në pjesën e parë

Anglia "shkatërron" Shqipërinë, i shënon 5 gola në pjesën e parë

TE FUNDIT

Aksident në Fier, humb jetën një person

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
2 Nëntor, 2025

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Strum-Roskovec. Dy automjete  janë përplasur me njëra-tjetrën...

Lexo më shumë

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle
2 Nëntor, 2025

Në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës është rikthyer regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa shqiptare dhe...

Lexo më shumë

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
2 Nëntor, 2025

Një 20-vjeçar në Kamëz është arrestuar nga Policia e Tiranës, sepse mbante dhe përdorte padrejtësisht uniformën e Policisë së Shtetit...

Lexo më shumë

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb
2 Nëntor, 2025

Dinamo Zagreb ka marrë një fitore të rëndësishme në garën për titull në kampionatin kroat, duke mposhtur Rijekën me rezultatin 2-1...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com