Aktualitet

Qytetari i marrë peng, ju tregoj pikën e dobët të ISIS


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:17 - 19/11/15 |
root

“Unë e di se nga çfarë ka frikë ISIS”. Kështu shprehet Nicolas Henin, një qytetar francez që për shumë kohë ka qenë peng i xhihadistëve të ISIS. “Si një francez krenar jam po aq i shqetësuar sa çdokush që përjetoi dhe pa ato ngjarje në Paris.

Por nuk jam shokuar sepse e njoh Shtetin Islamit. Kam qenë 10 muaj peng i ISIS, dhe flas me siguri për ndjenjat e tyre. Me siguri thems e ata nuk preken nga dhimbja jonë, krenaria jonë, shpresat tona, jetët tona nuk i prekin ata. Janë botë më vete” Henin ka qenë për shumë kohë i burgosur i militantëve të Shtetit Islamik, por fatmirësisht ka arritur të shpëtojë. “Shumë njerëz i njohin përmes propagandës që ata bëjnë me video, por unë i njoh nga afër, kam parë përtej kësaj. Kam njohur shumë prej tyre madhe dhe famëkeqin Mohammed Emwazi, i njohur si Xhihadisti Xhon.

Ishte një prej atyre që më burgosi. Ai më quante mua, “I keqi”, tregon Henin, citojnë mediat britanike. “Për momentin nuk ka asnjë strategji politike apo ushtarake se si duhet luftuar ISIS. Nëse ISIS do të bjerë, kjo do të ndodhë në sajë të një procesi politik. Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe me zemër të fortë. Kjo është frika e tyre më e madhe. ISIS i priste bombardimet dhe për ta nuk është shqetësuese. Ata i shqetëson më shumë reagimi i europianëve. Nëse ne tmerrohemi dhe kapemi nga paniku ISIS është fitues. Por nëse ne qëndrojmë të bashkuar dhe rezistojmë ndaj kërcënimeve të tyre, morali i tyre do të bjerë përtokë. Ata ushqehen me frikën tonë”, ka thënë Henin. Francezi tregon se me disa prej tyre flet në chat. “Me disa syresh flas në rrjete sociale, në chat. I njoh shumë mirë dhe mund t’ju them se përtej propagandës mediatike që i bëjnë vetes si trima, përtej kameras nuk janë superheronj. Janë patetikë, janë ‘fëmijë’ të dehur nga ideologjia dhe armët. Në Francë kemi një thënie, budallenj dhe djallusha. Unë i gjej ata më tepër budallenj se djaj”, shton Henin. Henin rrëfen momentet e tmerrshme të burgut. “Të gjithë pengjeve që u është prerë koka në 2014 kanë qenë shokët e mij të qelisë. Çdo ditë një xhihadist vinte në qelinë tonë dhe thoshte: nesër një prej jush do të vdesë”, ka rrëfyer Henin”. Ai shton se frika në sytë e pengjeve u jepte zemër xhihadistëve.

“Sa herë që shikonin një peng pranë ekzekutimit duke qarë nisnin të qeshnin dhe i kapte një eufori idiote. Frika e kundërshtarit u jep atyre fuqi dhe kurajë”, tha Henin. “Më pas dhe arritëm në rezultatin se ata më shumë donin të argëtoheshin me ne”. Francezi tregon se, xhihadistët janë tepër të lidhur me teknologjinë. “Ndjekin cdo lajm online, gjithçka kalon në filtrin e tyre. Janë totalisht të doktrinuar, pranojnë cdo teori konspirative por nuk pranojnë kontradiktat. Gjithcka i bind se janë në rrugën e duhur. Janë në një lloj procesi apokaliptik ku ekzistojnë armata muslimane dhe bota kundër tyre. Do të bënin cdo gjë të lëviznin në këtë rrugë, me bekimin e Allah, sigurisht”.

Sipas Henin, me sulmin në Francë, ata mendojnë, ‘Fituam, ne jemi fitues’. Por shqetësimi i tyre vazhdon, tregon francezi. “Jam i sigurt që kur kanë parë njerëzit sesi i përshëndesnin dhe mirëprisnin refugjatët sirianë në Gjermani, ata janë inatosur, janë shqetësuar. Ata nuk e duan këtë”. Pse u zgjodh për sulme Parisi? Francezi pohon se e ka pyetur veten për këtë. “Mendoj se për disa arsye. Një prej tyre, fakti se Franca duket më pak e lidhur me vendet e tjera të BE, me lidhjen më të dobët, ku shënjestrat mund të bëhen lehtësisht. Tani pyes veten si duhet Franca të përgjigjet. Mendoj se duhet një reagim me shumë përgjegjësi”./balkanweb

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas